Mbron nga kanceri, ruan eshtrat dhe zemrën, e mbi të gjitha është edhe e shijshme!

Lakra jeshile përmban më shumë hekur se mishi i gjedhit dhe më shumë kalcium sesa qumështi, është përplot me fibra dhe aminoacide omega-3, kështu që nuk ka arsye për të mos e konsumuar.

Një porcion lakër jeshile e papërpunuar përmban 200 për qind vitaminë A, 130 për qind vitaminë C dhe 680 për qind vitaminë K. Është burim i mirë për fibra bimore dhe minerale – folate, hekur, kalcium, kalium, mangan dhe fosfor, përmirëson tretjen dhe lufton mbipeshën.

Mbron nga kanceri

Është dëshmuar se izotiocianati në lakrën jeshile neutralizon substancat që e shkaktojnë kancerin, si dhe përhapjen e tij. Studimet e fundit flasin se lakra jeshile mund ta detoksojë organizmin dhe rregullon gjendjen e përgjithshme të rij.

Mbron sytë dhe zemrën

Lakra jeshile është e pasur me karotenoide dhe vitaminë A, që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve, sepse mbrojnë nga rrezet ultravjollcë dhe radikalet e lira. Sasia me vitaminë K në lakrën jeshile mbron zemrën dhe besohet se ul rrezikun nga arteroskleroza.

Ushqen eshtrat

Vitamina K është kyçe për shëndetin e eshtrave, e në 100 gr lakër jeshile ka rreth 1.000 për qind të nevojave ditore. Kjo vitaminë përmirëson absorbimin e kalciumit dhe ul sekretimin e tij përmes urinës.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ja si t’i hiqni qimet e fytyrës përgjithmonë…

Mjekësia popullore befason: Gjethet e dafinës ilaç për kycet e gjymtyrëve!