Melania Trump në veshjen më të thjeshtë deri tani: Zgjedhje mode për çdo femër!

0 804

Ka bashkuar të thjeshtën dhe klasiken dhe ka krijuar edhe një hit mode.

Qëkur është bërë dama e parë e Amerikës, Melania Trump, ka mbajtur fjalimin e tretë zyrtar, me të cilin u është drejtuar nënave të ushtarëve amerikanë.

Për vizitën zyrtare Melania është veshur si profesioniste e vërtetë. Bluzën e bardhë nga mëndafshi dhe pantallonat ngjyrë të kaltër të mbyllët me bel të lartë, i ka plotësuar me këpucë me taka të larta dhe me qafore.

Melania njihet edhe për shijen e hollë të modës. Për këtë kohë të shkurtër që kur është bërë dama e parë e Amerikës, të gjitha femrat afariste të botës po përpiqen ta kopjojnë stilin e saj të modës.

Leksioni mbi modën e saj këtë herë është, pak a shumë: Ktheni trendët bazë të modës.

Disenjatorja e famshme Carolina Herrera ka thënë: “I adhuroj këmishët e bardha, sepse më japin ndjenjën e sigurisë. Mund t’i vishni me të gjitha rrobat. Çdokush me mënyrën e veshjes mund të dallohet nga të tjerët. Dizajnoj këmishë të bardha që kur di për veten dhe akoma nuk më janë bërë monotone”.

Tërheqje bindshëm më të madhe gjatë kësaj vizite zyrtare ka shkaktuar puthja publike e Melanies dhe e Donaldit, e cila është bërë kur kryetari i Amerikës ka deklaruar se si është bërë e famshme Melaniaa dhe më në fund opinioni amerikanë e ka njohur.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...