Mëngjesi ideal për një ditë plot me energji…

E kemi thënë dhe e përsërisim se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. E ndërsa gjatë ditëve të javës ne mund ta anashkalojmë atë, apo mund të hamë diçka të shpejtë, ne ju paraqesim një recetë që mund ta përgatisni në mbrëmje dhe ta keni të gatshme për në mëngjes, e për më tepër është shumë e shijshme…

Përbërësit:
  • ¼ filxhani miell të bardhë,
  • ¼ filxhani sheqer,
  • 2 lugë çaji pluhur pjekje,
  • ½ lugë çaji sodë bikarboni,
  • ½ luge çaji kripë,
  • 1 filxhan qumësht,
  • 2 vezë,
  • 1 filxhan proshutë të grimcuar,
  • ½ filxhani djathë të bluar,
  • ¼ filxhani qepë të grira imët,
  • ½ filxhani misër (i ëmbël),
  • 1 lugë çaji sodë bikarboni,
  • pak vaj.

Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumështin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni format për muffin-et deri në ¾ dhe piqini në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxirrini nga format dhe i leni të ftohen.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Lulja e parë e pranverës shëron kancerin!

8 gjërat që nuk duhet t’i bëni kur jeni me stomakun bosh!