Mënyra për parandalim të urthit dhe fryrjes së barkut!

0 151

Kur keni thartirë të lukthit, ajo jep një ndjenjë jashtëzakonisht të pakëndshme. Nganjëherë, kjo formë e shpeshtë e keqtretjes shoqërohet me fryrje të barkut ose me gazra. Shumica e njerëzve përballen disa herë në jetët e tyre me urth. Megjithatë, nëse e përjetoni rregullisht atë, mund të jetë shenjë se vuani nga sëmundja e refluksit gastroezofageal. Urthi shkaktohet nga thartira e lukthit që kthehet prapa në ezofag.

Këtë e vëreni zakonisht duke e ndier një djegie në gjoksin tuaj. Ndjenja e djegies mund të arrijë deri në fyt. Derisa ekzistojnë disa ilaçe, që mund t’i provoni për ta parandaluar urthin, ekzistojnë edhe disa gjëra që mund t’i bëni vetë për ta arritur lehtësimin e nevojshëm:

Qëndroni drejt

Mos u shtrini kur keni urth madje edhe kur nuk ndjeheni mirë. Këtë duhet ta bëni për ta lejuar gravitetin që t’ju ndihmojë në largimin e thartirës nga ezofagu juaj.

Pini çaj xhenxhefili

Vlojeni një gotë me ujë dhe ia shtoni një lugë sheqeri me xhenxhefil të grirë. Lëreni që të qëndrojë për 10 minuta dhe e pini lëngun. Xhenxhefili përdoret për shekuj të tërë si ilaç kundër sëmundjes së udhëtimit dhe gjithashtu i relakson muret e ezofagut. Në këtë mënyrë, thartira qëndron në lukth dhe nuk do të shkojë lartë.

Pini uthull

Uthulla është acidike, por atë nuk duhet ta shmangni nëse keni urth. Pirja e një luge gjelle me uthull thuhet se është një kurë shumë efikase kur bëhet fjalë për largimin e dhimbjes që e ndieni. Kjo gjë funksionon pasi që inkurajohet ezofagu për të funksionuar në mënyrë të duhur duke e mbyllur veten, kur vjen në kontakt me thartirën e lukthit. Nganjëherë, megjithatë, mund të keni gjithashtu probleme me fryrje të barkut kur keni urth. Kjo e rrit vuajtjen tuaj, pasi që jo vetëm që jeni të fryrë e keni nevojë për të gogësimë, por gjithashtu keni gaz në kanalin alimentar.

Për fat të mirë, ekzistojnë kura efikase edhe për këtë problem:

Konsumoni ushqime me fibra

Pemët dhe perimet janë të mira për ju dhe gjithashtu ju ndihmojnë për ta luftuar fryrjen, pra duhet t’i konsumoni sa më shumë. Kërkoni pemë dhe perime që përmbajnë shumë fibra siç janë mollët, manaferrat, mjedrat dhe spinaqi. Mos konsumoni perime të familjes së lakrës pasi që ato shtojnë gazra.

Konsumoni probiotikë

Jogurti, djathërat, çokollata e zezë dhe kefiri janë në mesin e burimeve më të mira të probiotikëve. Ata e promovojnë bakteret e mira në traktin tuaj gastrointestinal për ta parandaluar fryrjen.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...