Merrni frymë përmes hundës, nuk do të keni më dhimbje koke dhe fryrje në stomak!

Merrni frymë thellë. Është këshillë e njohur, porse rrallë aplikohet. Ndoshta tingëllon absurd, por njerëzit nuk marrin frymë si duhet, duke lënë pasoja për shëndetin tonë, funksionimin mendor, e madje edhe si flasim.

Dr. James Hull, këshilltar dhe psikolog nga “Royal Brompton Hospital”, në Londër, shpjegon se frymëmarrja në mënyrë të gabuar, apo ‘frymëmarrja jofunksionale’ – mundet të shkaktojë fryrje në stomak, dhimbje koke, çrregullime në gjoks dhe humbje të përqendrimit.

Mesatarisht ne marrim frymë, brenda dhe jashtë, 14 herë për minutë. Shumica prej nesh, në moment stresi mund ta zhvillojmë atë që Dr. Hulle e quan ‘frymëmarrje e çrregulluar’.

Nganjëherë kjo shkakton edhe gjendje paniku. Hapi kryesor është që të merrni frymë përmes hundës e jo përmes gojës, sepse kështu diafragma punon më shumë, duke aktivizuar muskujt që ndihmojnë në prodhimin e frymëmarrjeve të thella.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Vuani nga gonorreja? Ilaçin e keni në shtëpinë tuaj!

Ilaçi me hudhër dhe limon kundër dhjamit në abdomen!