Apo i dinit?
Sido që t’i quani apo t’i keni gjinjtë tuaj me siguri do t’i kuptoni çdo rresht këtij artikulli. A jua merrte mendja se sa shumë janë gjërat që nuk i dini për gjoksin? Epo këto janë të gjitha kuriozitetet që duhet t’i dini.
- Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave kanë gjithmonë një gji më të madh se tjetrin.
- Duhani dhe ushtrimet fizike mund të reduktojnë masën e gjoksit tuaj.
- Forma e gjoksit mund të ndryshojë në varësi të pozicionit në të cilin flini. Nëse flini përmbys mundësia që gjoksi të zgjerohet është mjaft e lartë.
- Disa njerëz, femra edhe meshkuj mund të rezultojë të kenë një thithkë më tepër.
- Gjatë procesit të shtatëzanisë përgjithësisht thithkat marrin ngjyrë më të errët.
- Vetëm një ndër gjokset tuaja mund të arrijë të prodhojë deri në 450ml qumësht në ditë gjatë shtatëzanisë.
- Rreth 13% e meshkujve e kanë vëmendjen tek gjoksi në takimin e parë me një femër.
- Jeta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik mund të ulë rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri i gjirit.
- Një nga 8 gra diagnostikohet si e prekur nga kanceri i gjirit të paktën një herë në jetë.
- Që prej viteve 80’ numri i njerëzve të cilët humbin jetën për shkak të kancerit të gjirit është përgjysmuar.
Comments
0 comments