Mishi i dërguar në Kosovë ishte i destinuar për kafshët!

Kompania belge e mishit, “Vanlommel”, mishi i së cilës ishte asgjësuar në muajin shtator të vitit 2016 nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë se ai mish ishte dërguar në Kosovë gabimisht.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Belgjikës, RTBF, menaxheri për shitje në kompaninë “Vanlommel” është arsyetuar se mishi që ishte dërguar gabimisht në Kosovë, pasi që i njëjti ishte destinuar për ushqim të kafshëve.

Kompania “Vanlommel”, ka thënë se bëhet fjalë për një gabim të pavullnetshëm dhe ka kundërshtuar çdo mashtrim.

Ndërkaq, Prokuroria e Antwerpit në Belgjikë ka njoftuar se ka nisur një hetim para tre muajve. në janar të këtij viti, për mishin e prishur që kompania “Vanlommel” kishte eksportuar në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjithçka kishte nisur në shtatorin e vitit 2016, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dyshonte në cilësinë e 20 tonëve mish që ishin nisur nga Belgjika për në Kosovë. AUV kishte njoftuar Agjencinë Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC).

Agjencia belge kishte dërguar një inspektor në Kosovë për të kontrolluar dhe verifikuar cilësinë e mishit që kompania “Veviba” kishte tentuar të eksportonte në Kosovë.

Një sasi e konsiderueshme e mishit prej 20 tonëve, ishte konstatuar të ketë qenë e prishur.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Biskota me qumësht Panda. Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë!

Ja çfarë tregon ngjyra e sekrecioneve të hundës për shëndetin tuaj!