Mjaft më me taka, ja si të zgjateni 5 centimetra për 2 javë…

0 238

A jeni më të gjatë sesa një mashkull mesatar holandez? Nuk besojmë! Sipas studimit më të madh botëror të gjatësisë, shtetet e Evropës veriore si: Danimarka, Holanda dhe Islanda i prodhojnë meshkujt më të gjatë në planetin Tokë.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të zgjateni pak, atëherë ky artikull mund t’ju ndihmojë. Vetëm ndiqni këshillat e cekura më poshtë, dhe do të shihni se si do të zgjateni brenda pak javëve.

Ju mund të mendoni: “Por si mundet palestra të më bëj më të gjatë?” Thjesht aplikoni teknikën e njohur si “Teknika Alexander”: metodë fiziologjike që një studim i publikuar në British Medical Journalka zbuluar se e liron tensionin e muskujve. Sidoqoftë, kjo metodë, gjithashtu, mund t’ju ndihmojë të zgjateni deri në 5 centimetra.

Hapi i parë: Qëndroni drejt me shpinën e mbështetur për muri dhe vendosni këmbët 30 cm larg njëra-tjetrës, si dhe 10 cm larg murit.

Hapi i dytë: Në mënyrë të ngadaltë lakoni gjunjët, dhe rrëshqitni poshtë murit deri në 45 centimetra, gjithmonë, duke u siguruar që pjesa e mesme e shpinës është duke prekur në muri.

Hapi i tretë dhe i fundit: Rikthehuni në pozitën fillestare; mbani të mbështetur pjesën e poshtme të shpinës në muri për aq gjatë sa mundeni.

Mos harroni që gjithmonë duhet të ecni drejt dhe me kokën lart, sepse ky qëndrim do t’ju paraqet më të gjatë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...