Mjalti nga luleradhiqet: I lirë dhe praktik për ta përgatitur, bën çudinë për shëndetin!

0 53

Lulet e verdha që mbulojnë livadhet në stinën e pranverës për kohë të gjatë janë konsideruar vetëm si rrënjë, por me kalimin e viteve është zbuluar se si posedojnë një pako të gjerë me veti shëruese dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut.

Luleradhiqet janë të pasura me vitamina A, C, B2, D dhe G, si dhe minerale të dobishme si kalium, kalcium, fosfor dhe hekur.

Luleradhiqja ndihmon në rregullimin e punës së veshkave dhe kanaleve urinare, pastrojnë mëlçinë dhe ulin kolesterolin. Lulet e luleradhiqes janë të pasura me proteina, prandaj janë të dobishme për shërimin e anemisë, problemeve të lëkurës dhe çrregullimet e gjakut, ndikojnë mirë edhe kundër depresionit.

Pranvera është koha e duhur për të përgatitur mjaltin me luleradhiqe. Kjo ëmbëlsirë ndikon si laksativ i butë, ndihmon në tretje më të mirë, stimulon tretjen dhe oreksin, e njëkohësisht bën ekuilibrin e baktereve të dobishme në zorrë.

Me konsumimin e mjaltit nga luleradhiqet më lehtë i hidhni helmet nga organizmi, ujin tepricë, kripën dhe materiet tepricë. Për përgatitjen e mjaltit më së miri përdorni luleradhiqet nga malet dhe livadhet.

Përbërësit:
  • 200 fije luleradhiqe
  • 1 portokall
  • 750 ml ujë
  • 500 gr sheqer kaf
  • lëng limoni
Përgatitja:

Këputini lulet e freskëta dhe pastrojini mirë. Lërini të qëndrojë në diell për 2-3 ditë që të thahen. Pasi të jenë tharë ndajeni lulen e verdhë nga pjesët e gjelbërta, pasi ato janë të idhëta. Hidhini lulet e verdha në një tenxhere, ku do ta shtoni edhe portokallin e qëruar dhe të grirë imët së bashku me ujin. Lërini të ziejnë për 1 orë në temperaturë të ulët. Pastaj kullojeni mirë lëngun, ndërsa lulet dhe copëzat e portokallit hidhini.
Lëngun vendoseni përsëri në zjarr në temperaturë të ulët, shtojini sheqerin dhe lëngun e limonit dhe lërini të ziejnë për 30 minuta.
Pasi të jetë zierë mjaftueshëm, mjalti juaj çudibërës është gati…
Qiteni në kavanoza qelqi të sterilizuar paraprakisht dhe ruajeni në frigorifer.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...