Mjekësia popullore befason: Gjethet e dafinës ilaç për kycet e gjymtyrëve!

0 228

Çerma është një çrregullim që rezulton në rritjen e niveleve të acidit urik (monosodium urate) në trup. Nivelet e larta të acidit urik çojnë në formimin e kristaleve të vogla që mblidhen si gunga në kyçet e gjymtyrëve.

Kjo sëmundje karakterizohet nga nyje të përflakura dhe të deformuara.
Çerma klasifikohet në dy kategori: primare dhe sekondare. 90% e rasteve të çermës është primare, ndërsa vetëm 10% sekondare.

Shkaqet kryesore:

Mbiprodhimi i acidit dhe eliminimi i pamjaftueshëm nëpërmjet urinës, faktorët gjenetik, varësia e tepruar nga alkooli, dehidratimi, trauma, operacione, kimioterapia. Disa medikamente si aspirina, allopurinoli dhe probene acid, acid nikotine, mund të shkaktojnë çermës.

Trajtimi me metoda natyrore:
1. Gjethet e dafinës përdoren në formë çaji në mjekimin e çermës

Përgatitja e çajit: Në një gotë ujë që zien shtohet 1 lugë (gjelle) me gjethe dafine të grimcuara sipas dëshirës, ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet të qëndrojë 10 minuta, më pas kullohet. Çaji është mirë të ëmbëlsohet me 1 lugë mjaltë. Pas një jave shishen rezultatet e para.

2. Uthulla e mollës së egër ndihmon në trajtimin e çermës dhe artritit

Aciditeti i uthullës së mollës lehtëson dhimbjet akute. Mund të shtoni dhe pak mjaltë për të rritur reagimin anti-inflamator të trupit. Përzieni një lugë (çaji) uthull molle në një gotë me ujë. Pihet 2-3 herë në ditë.

3. Soda bikarbon

Ndihmon në uljen e sasisë së acidit urik, duke lehtësuar dhimbjet. Përzieni një gjysmë lugë (çaji) sodë buke në një gotë me ujë. Pihet 4 herë në ditë, për dy javë rrjesht. Ata që janë mbi 60 vjet, nuk duhet të pinë më shumë se tre herë në ditë. Gjithashtu, nuk duhet konsumuar ata që vuajnë nga hipertensioni.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...