Mjekët shprehen shkurt dhe qartë: Të gjithë e bëjnë këtë në vapë, por është shumë e rrezikshme!

0 169

Gabim i madh gjatë vapës së madhe që po bën në këto ditë verore është pirja e ujit të ftohtë ose ndonjë lëngu të mbushur me akull, sepse në temperatura të larta lëngjeve të ftohta do t’u duhej më shumë kohë për t’u shpërndarë nëpër trup, për t’u hidratuar trupi.

Prandaj, ideale është që të konsumohet ujë në temperaturë dhome. Uji është gjithmonë një zgjidhje më e mirë sesa lëngjet e konzervuara, transmeton Femina.al.

Gjithashtu, rekomnadohet që të konsumohet çaj i nxehtë, mirëpo në kohë kur ajri jashtë është i thatë, e jo i lagësht. Çaji stimulon djersitjen, e rrjedhimisht edhe ftohjen e trupit. Mos harroni se gjatë djersitjes humbim lëngje nga trupi, prandaj kjo sasi duhet kompenzuar.

Mjekët porosisin t’i ikim alkoholit, pasi që ai e than edhe më tepër organizmin, ndërsa do të ishte mirë të reduktohet edhe konsumimi i yndyrës.

Sidoqoftë, kudo që të shkoni mbani me vete një shishe me ujë dhe pini nga disa gëllënka sa më shpesh!.

Gjithashtu mund të lexoni
Po ngarkohet...