Mos i injoroni këto 6 shenja te çrregullimeve hormonale. Ja përse…

Çrregullimet hormonale në trup janë shpesh shkaktari kryesor i emocioneve negative, si zemërimi dhe frustrimi që mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tuaj. Ekuilibri hormonal në trup mund të përkeqësohet nga një sërë faktorësh si stresi, shtatzënia, ndryshimet në stilin e jetesës ose medikamentet e ndryshme.

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk janë në dijeni se shkaqet e problemeve të tyre shëndetësore lidhen me mosbalancimin hormonal. Kjo mund të ketë pasoja negative në shëndetin tuaj, prandaj ju duhet të mësoni se si t’i kuptoni shenjat e çrregullimeve hormonale në kohë.

Këto janë 6 shenjat kryesore që duhet të keni parasysh:

Lodhja

Lodhja e vazhdueshme zakonisht shkaktohet nga nivele shumë të larta të kortizolit, hormoni i stresit.

Uria

Ndjenja e urisë është e zakonshme, por ajo bëhet problematike kur dëshirat janë të mëdha për ushqime të ëmbla. Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e hormonit grehlin, i cili kontrollon oreksin.

Po shfaqen...
Humbja e dëshirës seskuale

Tek gratë, mosbalancimi hormonal mund të rezultojë në humbjen e dëshirës seksuale, si dhe simptoma të tilla si tharje e vaginës.

Shtim në peshë

Nëse keni filluar të shtoni peshë në mënyrë të papritur, mund të jeni duke vuajtur nga mosbalancimi hormonal. Nëse nivelet e hormoneve në trup janë normale, metabolizmi ynë kontrollon peshën tonë. Megjithatë, kur nivelet janë ndërprerë, trupi ynë nuk është në gjendje të djegë yndyrë në mënyrë efikase, duke rezultuar në rezistencën e humbjes së peshës dhe akumulimin e yndyrës në disa zona kritike.

Luhatje humori

Çekuilibrimi hormonal mund të çojë në ndryshime konstante të humorit. Ju mund të jeni i trishtuar në një moment dhe të lumtur në tjetrin, njëlloj si me ndryshimet e humorit që përjetohen gjatë menopauzës.

Pagjumesi

Mosbalancimi hormonal mund të ndikojë edhe në modelet tuaja të gjumit dhe mund të jetë përgjegjës për pagjumësinë. Ata mund të çojnë në djersitje natën dhe në nivele të larta të kortizolit, të cilat nuk do të lejojnë që të keni pushimin e duhur gjatë natës.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

20 gabimet shëndetësore që duhet t’i ndaloni para se të mbushni 40 vjet!

8 simptomat e sifilisit te gratë!