Mrekullitë ndodhin, ja çfarë duhet të bëni para se të shtriheni për të zhdukur një puçërr brenda natës!

Puçrrat duket se dalin nga hiçi, por në fakt një sërë faktorësh ndikojnë në shfaqjen e tyre. Mungesa e higjienës, produktet e makeupit, prekja e vazhdueshme e lëkurës, agjentët ndotës etj ndikojnë në cilësinë e lëkurës, por lajmi i mirë është se nëse ndiqni një rutinë të caktuar para se të flini puçrrat do zhduken brenda natës.

1. Krem me përmbatje Hydrocortisone

Nëse puçrra është e kuqe dhe me reliev, mund të thahet brenda natës nëse mbi të aplikoni krem me përmbajtje Hydrocortisone! Këto kremra janë enkas për puçrrat aktive, por kini kujdes sepse nuk duhet përdorur në sasi të mëdha! Ky krem mund të hollojë shumë lëkurën duke nxitur shfaqjen e puçrrave të tjera. Kremrat me përmbajtje acid salicilik, acid glycolic ose benzoyl peroxide do t’ju shpëtojnë nga puçrrat e befasishme.

2. Aspirina e grimcuar

Aspirina është një derivat i acidit salicilik dhe mund të zbehë pamjen e një puçrre brenda natës.

3. Vaji i pemës së çajit

Thjesht lagni një pambuk me disa pika vaj nga pema e çajit (e gjeni në dyqan me emërtimin TeaTree Oil) dhe me të lyeni puçrrën.

KUJDES: Mos e përdorni pastën e dhëmbëve

Është e vështirë të parashikohet se si lëkura juaj do të reagojë ndaj pastës së dhëmbëve dhe për më tepër ky produkt përmban fluoride dhe methnol dhe mund të acarojnë lëkurën.

Mbajini duart larg nga puçrrat

Pickimi i tyre do ta bëjë më të vështirë shërimin dhe kjo mund të çojë dhe në infeksion.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Thuajini JO celulitit me skrabin natyral me banane!

Forma e gjirit tuaj mund t’jua tregojë gjininë e bebes që do të lindni!