Mundeni mbipeshën duke e goditur lehtë veten në fytyrë!

Një studim, i cili është bërë së voni, ka përfshirë 89 femra dhe ka treguar që femrat, të cilat u kanë bërë masazh këtyre pjesëve të fytyrës për 15 minuta në ditë, kanë humbur mesatarisht nga shtatë kilogramë brenda tetë javëve, pa iu nënshtruar ndonjë diete rigoroze.

Fillimi i dietës është një gjë shumë e lehtë, mirëpo përmbajtja e saj është një gjë shumë e vështirë. Shumë femra i përkushtohen dietës së tyre përreth dy javë, mirëpo më pas fillojnë të hanë shumë ushqim dhe i fitojnë kilogramët e humbur. Ekspertët thonë që rreziku më i madh në shtimin e kilogramëve është të ushqyerit kur jeni të mërzitur, të stresuar, pasi që kur jeni të kontrolluara nga këto emocione hani pa kontroll.

Zvogëlimi i nivelit të stresit

Sipas një libri të ri, ‘Tapping For Weight Loss’, zgjidhja revolucionare gjendet në majat e gishtërinjve tanë. Kjo lloj teknike përfshin përgatitjen mentale të njerëzve, duke ua shuar dëshirën për të ngrënë çdo ushqim që iu del përpara. Në këtë mënyrë ju jo vetëm që humbni peshë shpejt, mirëpo edhe arrini ta mbani peshën e arritur përgjithmonë.

Çuditërisht, autorja e këtij libri, Jessica Ortner, pretendon që e tëra që ju nevojitet është të goditni lehtë pjesë specifike të fytyrës suaj me maja të gishtërinjve dhe dëshira për të ngrënë do të zhduket.

Kjo teknikë është e njohur si njëra ndër teknikat më të përdorura për ta zvogëluar nivelin e stresit. Ndonëse mund të duket e çuditshme, ekspertët thonë që disa pjesë të fytyrës si balli dhe mjekra janë pjesët të cilave iu bëjmë masazh sa herë që jemi të stresuar. Sipas një studimi të bërë nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit stimulimi i këtyre pjesëve zvogëlon aktivitetin e amigdalas, pjesa e trurit e cila kontrollon prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat janë të lidhura ngushtë me ngritjen e oreksit dhe nevojës për konsumimin e sheqerit.

Masazhimi i këtyre pjesëve zvogëlon nivelin e kortizolit, hormoneve të stresit dhe zvogëlon dëshirën për ushqim.

Më poshtë mund të lexoni se si masazhimi i këtyre pjesëve bën mrekullinë në largimin e oreksit dhe bashkë me të largimin e kilogramëve të tepërt.

Si funksionon kjo teknikë?

Të gjitha femrat, të cilat tentojnë që të humbin peshë, mundohen t’u largohen ushqimeve të cilat janë të dëmshme për organizmin e tyre, siç janë ushqimet e shpejta dhe ato të konservuara. Megjithatë, në disa raste, truri dhe trupi nuk arrijnë të koordinohen mirë më njëri-tjetrin, duke bërë kështu që shumë shpesh të ballafaqohen me nevojën për të ngrënë një ushqim i cili përmban shumë kalori. Masazhimi i pjesëve specifike krijon një urë në mes trupit dhe trurit, duke dërguar sinjale qetësuese në tru. Kjo gjë ndihmon në largimin e nevojës për të ngrënë, e cila shumicën e rasteve është pjellë e trurit. Nëse jeni duke iu përmbajtur ndonjë diete, masazhimi, apo trokitja e lehtë e pjesëve specifike të fytyrës, ju ndihmon që t’i përmbaheni dietës suaj, ndërsa nëse jeni duke u munduar që të ushqeheni me ushqime të shëndetshme kjo teknikë ju ndihmon që të qëndroni në formë.

 

Filloni të goditni (trokitni) lehtë me majat e dy gishtave, gishtit tregues dhe gishtit të mesëm. Këtë veprim mund ta bëni me dorën tuaj të preferuar, si dhe në cilëndo anë të fytyrës që dëshironi.

 

Tetëshja fantastike

Tani jeni të gatshëm që të filloni me tetë pjesët e trupit, në të cilat funksionon trokitja. Ato janë:

  1. Vetullat (pjesa në mes të vetullave).
  2. Skaji i syve (skaji i jashtëm i syrit).
  3. Pjesa nën sy (pjesa nën skajin e poshtëm të syve).
  4. Nën hundë.
  5. Mjekra.
  6. Shpatullat (në afërsi të klavikulës).
  7. Pjesa e nënsqetullave.
  8. Kurora e kokës.

Goditeni lehtë secilën pjesë të paktën nga shtatë herë.

Bëhuni pozitiv!

Qëllimi parësor i kësaj teknike është që ta zvogëlojë nivelin e emocioneve negative dhe gjërat për ju do të përmirësohen kur të arrini në pikën kur thoni: ‘Në rregull, unë nuk jam e shqetësuar se jam në mbipeshë, përkundrazi, jam shumë e lumtur që një gjë e tillë nuk më shqetëson’. Nëse keni arritur në këtë pikë atëherë niveli i stresit ka rënë nën pesë.

Sa kohë i nevojitet kësaj teknike?

Për dallim nga dietat, të cilat fillojnë të funksionojnë shpejt, teknika e trokitjeve të lehta në fytyrë është më e ngadaltë, ndonëse shumë femra kanë filluar të humbin peshë në javën e parë të përdorimit të kësaj teknike. Një gjë shumë e rëndësishme për këtë teknikë është se duhet të jeni të durueshëm nëse dëshironi të keni gjendje më të mirë psikike dhe trup më në formë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

5 fakte befasuese që nuk i keni ditur për trupin e mashkullit… Ata mund të prodhojnë edhe qumësht!

Lulja e parë e pranverës shëron kancerin!