PËR TË QARËPËR TË QARË WOWWOW

Ndërron jetë Florijeta Rugova – e aksidentuar javë më parë te Rruga “B” në Prishtinë!

Florijeta Rugova

Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja, Florijeta Rugova e cila ishte aksidentuar javë më parë te Rruga “B”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë viktima e dytë (këmbësorja) F.R.23 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 22 tetor 2018, në Rrugën B në Prishtinë, ka thënë Ahmeti.

Edhe nga QKUK-ja, kanë konfirmuar për vdekjen e 23 vjeçares.

Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditorë nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në ora 17: 25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë rëndë”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Viktima ishte duke u trajtuar në repartin e intensives në QKUK që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë.

Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

What do you think?

1 point
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Çiftet që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrin shtojnë më shumë peshë