Ndihmojuni fëmijëve tuaj ta përforcojnë memorien dhe fokusin në shkollë përmes ushqimit!

0 83

Ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet lënë anash asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Mëngjesi, nëse nuk konsumohet brenda një ore nga momenti i zgjimit, ai nuk quhet më mëngjes. Prandaj, mos i nxirrni fëmijët asnjëherë jashtë pa ngrënë mëngjes ose pa u siguruar që brenda një ore do ta hanë mëngjesin.

Sistemi nervor përbëhet nga neuronet apo qelizat nervore dhe ato ndërtohen nga shtresat e mielinës. Shtresat e mielinës, përgjegjëse për memorien dhe fokusin, janë të ndërtuara nga shtresa yndyrore. Sa më shumë shtresa yndyrore që të kenë mielinat, aq më të zgjuar do të jenë fëmijët dhe do të memorizojnë informacione të reja.

Omega 3 është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme në këtë rast, pa larguar rëndësinë që kanë vitaminat si vitamina A, E, D e të tjera. Shembulli i vajit të mëlçisë së merlucit rekomandohet edhe nga mjekët më të shquar në botë për mjekësi natyrale, si dr. Mercola, i cili thekson se në vajin e mëlçisë së merlucit gjenden ato komponente të cilat zvogëlojnë kavitetet në dhëmbë, kanë veti inflamatore kundër dhimbjeve të artritit, irritimet e lëkurës, vepron si agjent qetësues i sistemit nervor, rrit imunitetin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak etj. Madje ky doktor thekson shpesh përdorimin e vajit të mëlçisë së merlucit edhe në trajtimet natyrale kundër depresionit.

Prandaj, asnjë fëmijë pa mëngjes në shkollë! Si dhe, të marrë kombinimin e nevojshëm të yndyrnave dhe vitaminave të duhura për sistemin e tij nervor!

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...