Ndryshimet që i ndodhin trupit të gruas 2 orë deri në 8 javë pas lindjes, ja çfarë duhet të kuptoni me lehoni…

0 230

Ekspertët e vlerësojnë lehoninë si një periudhë kalimtare pas lindjes e cila zakonisht zgjat 6-8 javë.
Gruaja gjatë kësaj periudhe mund të përjetojë shqetësime të vogla në aspektin psikologjik, në zgjedhjen e pediatrit të fëmijës, në gjidhënie etj.

Menjëherë pas lindjes…

Nëna e re do të ndodhet para këtyre ndryshimeve, dhe në disa vende të caktuara gruaja “këshillohet” të qëndrojë në shtrat për 40 ditë por kjo bën që rreziku për të kaluar trompozë të jetë tepër e lartë. Në këtë periudhë gruaja duhet të marrë ndihmë nga dikush, dhe kryesisht nga partneri.

Kjo është një periudhë shumë delikate, madje aq delikate sa edhe shtatzania.

Sa zgjat lehonia?

Fillon 2 orë pas lindjes dhe zgjat 6-8 javë dhe kjo përkon me kohën që i duhet organizmit të gruas për të stabilizuar funksionet fizike që ishin para lindjes. Gjatë kësaj kohe edhe funksionet e vezoreve do të kthehen në normalitet duke stimuluar ciklin menstrual kryesisht nëse nëna nuk ushqen me gji.

Simptomat e lehonisë
Në aparatin neurologjik:
  • Rënie të humorit;
  • Shenjat e depresionit post-partum.
Në lëkurë:
  • Rënie të flokëve.
Në kavitetin abdominal:
  • Herniet;
  • Aparati urinar:
  • Vështirësi në urinim;
  • Urinim më i shpeshtë;
  • Vështirësi në mbajtjen e urinës.
Aparati gjenital:
  • Kontraksionet uterine;
  • Rrjedhje gjaku.
Ka ndonjë ndryshim nëse lindja ka qënë me operacion apo natyrale?

Ekzistojnë ndryshime në rikuperimin pas një lindje me operacion dhe natyrale. Simptomat e lehonisë do të jenë pak a shumë të njëjtat por rikuperimi pas operacionit do të bëhet më ngadalë. Nëse gruaja ka lindur me operacion do të përballet me dhimbje dhe do të detyrohet të marrë qetësues, do ta ketë beben pranë vetëm pasi të dalë nga reaminacioni dhe kështu fillimi i gjidhënies do të vonohet, do të këshillohet të mos hajë ushqim gjatë 24 orëve të para, nuk mund të kujdeset menjëherë vetë për beben etj.

Pra këto janë ndryshimet që duhet të prisni të ndodhin me ju gjatë lehonisë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...