Në vend të antibiotikëve, konsumojeni këtë supë!

Kjo supë shëruese shëron gripin, ftohjen, pezmatimin e veshëve dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Në vend se trupin ta shkatërroni me antibiotikë, provoni që së pari të shëroheni me këtë supë shëruese. Në fakt, supa nga hudhra, qepa e kuqe dhe trumza, lehtë mposhtë shumicën e viruseve, ftohjet, gripin dhe problemet e tjera të shkaktuara me rënien e sistemit imun.

Të gjithë ata që i kthehen natyrës, do ta njohin fuqinë e supës, e do të duhej ta provojnë të gjithë ata të cilët përmes antibiotikëve më shumë i kanë bërë dëm trupit se sa dobi.

Hudhra njihet për efektin se nuk i lë të ndikojnë mutacionet, ndryshimet dhe viruset e reja, por me lehtësi i lufton ata. Kjo ndodh pasi që përmban alibinë, për të cilën është vërtetuar se ul kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon bllokimin e enëve të gjakut.

Një hulumtim në Uashington ka pohuar se hudhra është 100 herë më e fuqishme se sa dy antibiotikët më të fortë në luftë kundër baktereve.

Përbërësit:
  • 5 thelpinj të hudhrës, të pastruara dhe të qëruara;
  • 2 lugë gjalpë;
  • 2 lugë vaj ulliri;
  • 2 qepë të mëdha, të kuqe;
  • 1 lugë trumzë të copëtuar;
  • 6 gota (rreth 250 ml) supë të pastër pule (si bazë);
  • 1 erëza bimore – majdanoz, trumzë, gjethe të dafinës (bën edhe erëza të thara);
  • 3 gota bukë të vjetër të copëtuar;
  • 1 gotë ajkë të thartë.
Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni furrën në 180 gradë. Prejini majat (1/3) e hudhrës. Ashtu të përgatitur hudhrën e lyeni me vaj ulliri dhe e futni në foli prej alumini. E piqni në furrë për 90 minuta dhe e ftohni.

Gjatë asaj kohe ngrohni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në enë në temperaturë të mesme. Përziejeni qepën për dhjetë minuta. Bukën e copëtuar e hidhni në qepën e kuqe të skuqur. Përzieni, shtoni trumzën e copëtuar, supën e pulës dhe erëzat.

Uleni temperaturën, shtoni pjesë të bukës dhe lëreni të vlojnë për pesë minuta derisa të përzihet buka.

Hiqni erëzat freskuese dhe supën e fituar e hidhni në blender, e përzieni derisa të fitoni një masë gjysmë krem. E ktheni në enë, shtoni ajkën e thartë dhe e kriposni sipas nevojës.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Është 1 nga 6 shenjat që tregojnë mungesën alarmante të këtij elementi!

Farat e këtij fruti kurojnë mykun ‘candida’ për 3 javë!