Nënat me këto veprime pas lindjes rrisin inteligjencën e foshnjës së tyre!

Sa më shumë që foshnjat ushqehen me qumësht të gjirit nga nëna e tyre, aq me nivel më të lartë të inteligjencës do të jenë.

Ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet që ka foshnja juaj kur ushqehet me gji. Por, sigurisht që edhe ushqyerja me gji nuk është pafundësisht, por ka një moshë të caktuar.

Të paktën ky është përfundimi i arritur nga një grup i studiuesve braziliane në “Universidade Federal de Pelotas”, në një studim të publikuar në revistën prestigjioze shkencore The Lancet.

Studimi përfshinte 3.500 të sapolindur. Të gjithë janë ndjekur për disa vite. Studiuesit i kërkuan mamave të tyre të tregonin nëse i kishin ushqyer me gji, apo me qumësht formulë dhe për sa kohë. Pasi fëmijët ishin rritur, ata i testuan.

Qëllimi ishte të kuptohej nëse kishte ndonjë lidhje mes llojit të qumështit që ata konsumuan dhe çfarë lidhje ka kjo gjë me shëndetin mendor.

Nga analiza e rezultateve, u konstatua se ushqyerja me gji ka një ndikim pozitiv në inteligjencën e tyre. Në fakt, foshnjat e ushqyera nga nëna me gji kishin rezultate më të larta në shëndetin e tyre mendor. Kjo pavarësisht nga statusi social që kishte nëna dhe niveli i arsimit. Në fakt, studimi përfshinte familje me nivele të ndryshme ekonomike dhe sociale.

Më mirë ta ushqej për më shumë se gjashtë muaj…

Jo vetëm këtë. Është treguar se sa më gjatë të vazhdojë ushqyerja me gji aq më të dukshme do të ishin përfitimet. Fëmijët që ishin ushqyer më gji kishin një qëndrueshmëri më të madhe në shkollë dhe rezultate më të mira. Për këtë arsye, studuesit rekomandojnë për të shtyrë më shumë se gjashtë muaj ushqyerjen me gji.

Përmirësimi i zhvillimit të neuroneve

Arsyet pse qumështi i nënës është aq i çmuar për mendjen nuk është ende i qartë. Ekspertët supozojnë se është për shkak të pranisë së acideve yndyrore të cilat janë elemente thelbësore për zhvillimin e neuroneve.

Ndër të tjera Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertë të njohur në fushën e nënave këshillojnë që tu japin fëmijëve qumësht gjiri për të paktën gjashtë muajt e parë të jetës.

Pastaj, është mirë që gradualisht t’i prezantojnë ata me ushqime të tjera. Por nëse është e mundur ata duhet të ushqehen me gji deri në vitin e parë të jetës por edhe më tej.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Fëstëkët mund ta mbrojnë ‘zemrën e diabetikëve’

Sëmundja e Hashimotos: Shkaqet, simptomat, komplikacionet dhe trajtimi