Nëse dëshironi tru të shëndetshëm, hani vezë për kafjall!

0 70

Konsumimi i vezëve për kafjall nuk e rrit rrezikun për demencë, zbulon studimi i fundit. Në fakt, konsumimi i tyre forcon funksionimin e trurit, pohojnë shkencëtarët.

Ushqimin e pasur me kolesterol shkencëtarët e kanë ndërlidhur me sulmet në zemër, shtypjen e lartë të gjakut dhe shtimin në peshë. Dihet fare mirë se gjendjet që dëmtojnë zemrën, arteriet ose qarkullimin e gjakut, të gjitha këto shtojnë rrezikun për sëmundjen e Alzheimer-it.

Por, studimet kanë treguar se konsumimi i vezëve vetëm rrëshqitazi ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak.

Ekspertët nga Finlanda kanë analizuar ushqimin e 2497 meshkujve midis moshës 42 dhe 60, që nuk ishin diagnostikuar me çrregullime në kujtesë. Në studim, i publikuar te “American Journal of Clinical Nutrition”, ata zbuluan se një e treta e tyre kishin gjenin “APOE4”. Ky është rrezik i njohur për sëmundje kardiovaskulare dhe demencë.

Autori i studimit, profesori Jyrki Virtanen, thotë: “As kolesteroli e as konsumimi i vezëve nuk ndërlidhen me rrezik për demencë apo sëmundjen e Alzheimer-it”.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...