Nga kolla deri te reduktimi i rrudhave: 7 përfitimet e kombinimit limon-kanellë

0 190

Trajton aknet: Përziejini së bashku pak pika limon me një lugë pluhur kanelle dhe vendoseni në zonat ku keni akne. Kjo përzierje do të bëjë mrekulli. Kanella ka veti anti-mikrobiale që redukton infeksionin, ndrësa limoni ka veti hidratuese.

Për kyçet: Përzieni 2 lugë pluhur kanelle me një lugë mjalt dhe pak lëng limoni në një gotë ujë. Pijeni atë çdo ditë përpara mëngjesit për të luftuar artritin dhe dhimbjen e kyçeve.

Humbje peshe: Limoni dhe kanella është një mënyrë natyrale e shkëlqyer për të rënë në peshë. Shtoni lëng limoi dhe pluhur kanelle në një gotë me çaj jeshil. Kjo përshpejton metabolizmin dhe përshpejton procesin e rënies në peshë duke djegur yndyrnat.

Kurë natyrale kundër kollës dhe të ftohtit: Vitamina C tek limoni ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe redukton infeksionet. Kanella vret bakteriet dhe viruset, duke ju ndihmuar të shëroheni nga kolla, i ftohti dhe dhimbjet e fytit.

Reduktojini rrudhat: Kjo mënyrë pa kosto mund të funksionojë si një magji për lëkurën tuaj. Antioksidantët e limonit mund ta shërojnë dhe ndriçojnë lëkurën e dëmtuar, ndërsa kanella përmirëson përbërjen e lëkurës dhe i jep shkëlqim.

Pastrues i thellë për flokët: Natyra acidike e limonit i bën flokët më të shndritshëm. Kanella është ushqyese për skalpin.

Detoksifikon: Një përzierje e lëngut të limonit me kanellë pastron trupin. Lëngu i limonit pastron mëlçinë dhe kanella neutralizon radikalet e lira dhe parandalon dëmtimin e qelizave.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...