Një sëmundje po transmetohet nga kafsha tek njerëzit – Dy të vdekur deri tani, alarmohen dhe shkodranët (VIDEO)

0 102

Babë e bir kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e një sëmundjeje të rëndë infektive, e cila shfaq simptomat e temperaturës së lartë dhe diarresë, por që nuk është virozë e stinës, edhe pse shumë persona e ngatërrojnë me të tillë! 

Viktimat, nga Simtica e Gostivarit, ishin të moshës 24 dhe 50 vjeç dhe ndërruan jetë në klinikën e Shkupit.
Mediat bëjnë me dije se ka edhe raste të tjera të ngjashme që janë paraqitur me urgjencë, sikurse rasti i sipërpërmendur, ndërsa mëngjesin e sotshëm janë vërejtur simptoma të tilla edhe tek banorët e Shkodrës, të cilët e kanë shfaqur në mënyrë masive këtë lloj simptome e për të verifikuar këtë, mjafton të shkosh në spital.

Ka rreth një javë që në qarkun e Shkodrës shumë njerëz i drejtohen spitalit rajonal me të vjella, diarre dhe me temperaturë. Rasti për dy personat e vdekur në Gostivar me të njëjtat simptoma ka arritur edhe në Shkodër, për çka edhe është paraqitur shqetësim i madh tek banorët, pasi që sipas tyre mediat nuk e bëjnë publike këtë gjendje dhe organet kompetente nuk ndërmarrin masat e nevojshme.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Maqedoni, mjekët kanë bërë me dije se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por nga kafsha tek njerëzit.

Ndiqeni videon më poshtë

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...