Një shkrim dedikuar mjekëve që do t’ju lërë pa koment!

0 85

Kush veç mjekëve, e konsideron anormalitet telefonin e mbyllur natën?
Kush veç mjekëve, e konsideron normale të mbarojë shkollen në 35 vjeç?
Kush veç mjekëve, e konsideron normale të jetojë larg familjes, për të specializuar?
Kush veç mjekëve, e konsideron normale të jetojë në spitalet tona, minimum 60 ditë çdo vit?
Kush veç mjekëve, e konsideron normale të punojë me 500 euro në muaj.
Kush veç mjekëve, do të pranonte të punojë 24 orë.
Kush veç mjekëve, e konsideron normale, të ofendohet dhe të denigrohet, nga njerez më pak të arsimuar?
Kush veç mjekëve, ka durimin të degjojë hallin e tjetrit, gjatë gjithë jetës?
Kush veç mjekëve, heroizimin e ka pjesë normale të punës së vet?
Kush veç mjekëve, kanë mbi koke administrator, qe nuk njohin ç’është shpirti i vuajtur, por njohin si perfitohet nga kjo vuajte?
Kujt veç mjekëve, u kërkohen heroizma, nga njerëz që nuk vlerësojnë heroizmin?
Kush veç mjekëve, e kupton që kjo shoqëri është ekstremisht e sëmurë, që të mirën dhe sakrificën e percepton si të keqe dhe hajdutërinë dhe gënjeshtrën, e paguan më shtrenjtë, e vlerson më shumë dhe e vendos në krye të tavolinës?
A mund të më thoni?

Dr. Apostol Vaso

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...