Nuk është vetëm shtimi në peshë! Këto janë 5 arsyet përse vëmë bark…

Vënia bark nuk është vetëm një problem estetik që ju privon ekspozimin e trupit kur dilni në plazh. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami i shumtë në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.

Disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse po vini bark! Disa prej tyre lidhen edhe me sëmundje.

Keni luhatje të niveleve të hormoneve

Gjatë periudhës së menopauzës, edhe gratë të cilat kanë formë të trupit “dardhë”, ku pjesa më e madhe e peshës trupore përqendrohet tek kofshët, fillojnë të vënë bark. Rënia e niveleve të estrogjenit, së bashku me ngadalësimin e metabolizmit me rritjen e moshës, janë disa nga arsyet përse mund të vini bark.

Vuani nga sindroma policistike e vezores

Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos përreth belit. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë.

Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne. Nëse dyshoni se keni këtë sindromë, konsultohuni me mjekun pasi mund të keni nevojë për mjekim.

Nuk po flini sa duhet – ose po flini më shumë seç duhet

Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen, mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përreth pjesës së belit.

Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.

Jeni shumë të stresuar

Kur jeni shumë në tension, trupi fillon të prodhojë kortizol, një hormon që bën kërdinë në trup të paktën në dy mënyra. Së pari, ai ju shton dëshirën për të ngrënë ushqime me yndyra dhe sheqer. Kortizoli gjithashtu alternon metabolizmin e trupit, kështu digjni më pak kalori dhe depozitoni më shumë dhjam në trup.

Nëna ka formë të trupit ‘mollë’

Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes, mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “molla” apo “dardha”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë”, duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

E pini çdo ditë, por a e dini çfarë ndikimi ka në organizmin tuaj çaji i zi?

Përse shtatzënat adhurojnë ushqimin e thartë?