Nuk po flini dot? Pak kripë dhe mjaltë, qetësuesi natyral që ju vë në gjumë sa hap e mbyll sytë!

0 433

Gjumi është një nga aktivitetet më të rëndësishme i cili na mban aktivë gjatë ditës.

Disa njerëz dëshirojnë të flenë shumë orë gjumë dhe kjo mund të lidhet me nevojat e tyre. Megjithatë, ka një dallim midis të fjeturit gjumë aq orë sa është e nevojshme dhe gjumit të mirë.

Ndonjëherë edhe pse mund të keni fjetur tetë orë, madje edhe më shumë, sërish ndjeheni të lodhur gjatë gjithë ditës dhe keni më pak energji. Njerëzit kanë nevojë më shumë për një gjumë të mirë se sa për një gjumë me orar të zgjatur.

Nëse nuk bëni një gjumë të qetë natën, një ditë e tmerrshme do t’ju presë të nesërmen.

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit, ku shumica prej tyre janë të njohur. Pavarësisht marrjes së qetësuesve të ndryshëm, sërish shumë njerëz vazhdojnë të kenë probleme me gjumin.

Zgjidhja më e mirë dhe pa efekte anësore janë përbërësit natyralë, që i japin fund problemeve me gjumin. Ju duhen vetëm dy përbërës dhe do të bëni një gjumë të qetë si kurrë më parë…

Përbërësit:

5 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Qiteni mjaltin dhe kripën në një kavanoz dhe përziejini mirë. Kavanozin mbulojeni me një kapak në mënyrë që ta përdorni derisa përzierja të përfundojë. Konsumoni nga kjo përzierje çdo natë para se të shkoni për të fjetur gjumë. Vendosni pak nga përzierja nën gjuhë dhe lëreni të shpërndahet në mënyrë të natyrshme.

Mjalti përmban glukozë e cila ndihmon mëlçinë tuaj duke e furnizuar me glikogjen. Në këtë mënyrë, bëhet edhe rregullimi i hormoneve, qarkullimi i gjakut si dhe trupi juaj fillon të funskionojë normalisht.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...