Paracetamolët kanë virus vdekjeprurës? Ja e vërteta…

0 79

Mijëra përdorues në Facebook përhapën gjatë 24 orëve të fundit panik në lidhje me parcetamolët P/500, duke u shprehur se përmban virus vdekjeprurës.

Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimin e përhapur në Facebook.

Mbi shqetësimin në fjalë reagoi Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, që duke qenë në sinkron me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore konfimron:

Asgjë të vërtetë nuk ka mbi gjoja ‘rrezikun’ që vjen nga përdorimi i paracetamolit. Dhe përkatësisht Paracetamolit P500 të firmës Apex i cili qarkullon në tregun tonë! Postimi që është bërë viral në rrjetet sociale është thjesht ‘Fake News’!

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...