Pasi ngriu vezoret live në Instagram, Bleona përfundon në spital…

0 526

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti e ka treguar tashmë se fama dhe karriera janë në plan të parë në jetën e saj. Madje dhe kur vjen puna tek familja. Lidhur me këtë ajo tregoi ditën e djeshme një video live në rrjetet sociale se si i ngrin vezoret e saj për të mos patur fëmijë në një periudhë të caktuar. Madje në formë këshille ajo iu drejtua të gjitha vajzave që të bëjnë një gjë të tillë për të mos u martuar për hir të ndonjë shtatëzanie të padëshiruar.

Video e saj morri shumë reagime nga ndjekësit, ku të shumtë ishin ata që u tmerruan nga procedura me shiringë që ajo i injektoi trupit në ambientet e një shtëpie. Por, pavarësisht kritikave që mori nga ndjekësit, Bleona nuk ua vuri veshin dhe vazhdoi me hapin tjetër të kësaj procedure, duke u paraqitur në spital.

Bleona shkruan në video:

“Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmi, dhe ora biologjike bën “ tik tak” cdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur- jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”.

Ja edhe videoja ku Bleona e tregon live tërë procedurën e ngrirjes së vezëve.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...