Për drekë, pite misri me lëpjetë…

0 277

Kemi hyrë në pranverë dhe lëpjetat i gjejmë shumë më lehtë, ndaj pse të mos gatuajmë një pite të shijshme me miell misri për drekë? Merrini përbërësit e hapat e përgatitjes dhe nisni punën!

Përbërësit:
Për brumin:
  • 600 gr miell misri
  • 1 pluhur për pjekje
  • 500 ml ujë i gazuar
  • 4 lugë gjelle vaj
  • kripë
Për mbushjen:
  • 500 gr lëpjeta të pastruara
  • 3 vezë
  • 250 gr djathë lope
  • 3 lugë gjelle vaj
Për salcën:
  • 2 vezë
  • 100 gr kos
  • 100 ml ajkë e thartë
Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Mbuloјеni tepsinë me letër për pjekje. Lëpjetat futini në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për 5-7 minuta, pastaj kullojini dhe pritini imët.

I shtoni vezët, kripën, djathin e thërrmuar dhe trazojini mirë të gjitha me tel kuzhine.

Me mikser, trazoni miellin e misrit, kripën, pluhurin për pjekje, vajin dhe 500 ml ujë të gazuar.
Gjysmën e brumit hidheni në tepsinë e përgatitur. Në gjysmën e mbetur shtoni edhe 50 ml ujë të gazuar. Përziejeni me lugë.

Mbi brumin e vendosur në tepsi hidhni masën me lëpjetë. Pasi ta keni rrafshuar mirë atë, shtoni sipër edhe pjesën e mbetur të brumit.

Pitja piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë, ndërsa pas 15 minutash temperaturën e zvogëlojmë në 180 gradë dhe e pjekim edhe për 30 minuta të tjera.

Shërbejeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...