Përdorimet e kremit Nivea që nuk i keni ditur më parë …

0 426

Eliminon çarjen e këmbëve
Aplikoni krem Nivea në këmbët tuaja të plasaritura, vishni çorapet dhe më pas shkoni në shtrat. Kjo do të hidratojë këmbët tuaja dhe do t’i mbajë të buta.

Zbut dhe qetëson gjunjët
Aplikoni një krem hidratues Nivea në gjunjë për t’i bërë ato të buta dhe për të parandaluar rrudhjen e lëkurës suaj.

Në vend të sprajit të flokëve
Në qoftë se flokët tuaj janë çorientuar në të gjitha drejtimet, vendosni pak krem Nivea në duar dhe aplikojeni tek flokët.

Parandalon strijat gjatë shtatzanisë
Kremi Nivea është një agjent i fuqishëm hidratues i cili mund të parandalojë shenjat e strijave, sidomos gjatë shtatzënisë.

Hidraton duart dhe buzët
Aplikoni pak krem përreth trupit për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur nga rrezet e diellit.

Trajton djegiet e lëkurës
Nëse padashje jeni “djegur” në kuzhinë, aplikoni pak krem Nivea në zonën e prekur për të zvogëluar inflamacionin dhe për të zbutur dhimbjen.

Hidraton lëkurën tuaj të fytyrës
Aplikoni pak krem në fytyrë, pastaj mbulojeni me një peshqir të lagur dhe lëreni ashtu për gjysmë ore. Kjo do të hidratojë fytyrën tuaj thellë dhe do ta bëjë të butë.

Pastron dhe hidraton bërrylat
Nëse bërrylat tuaja janë të plasaritur dhe të thatë, aplikoni krem Nivea dhe do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet.

Heq qeset e zeza nën sytë tuaj
Aplikoni kremin nën sy para se të shkoni në shtrat për të parandaluar shfaqjen e qeseve të zeza në mëngjes.

Vepron si heqës tualeti
Për të hequr make-upin nga fytyra juaj, e gjithë ajo çka duhet të bëni është të aplikoni pak krem me anë të një pambuku.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...