Përdorimi i sodës në këtë mënyrë ju zbukuron dhe rinon!

0 441

Soda është një përbërës tepër i fuqishëm që ka përdorime të shumta, duke filluar nga kuzhina deri tek pastrimi i shtëpisë e tualetit.

Edhe pse ne e përdorim për fryrjen e brumit në shumicën e rasteve, soda gjithashtu mund të përdoret për të hequr aromat e këqija nga rrobat dhe sipërfaqet e tjera në shtëpi dhe ka efekt të jashtëzakonshëm në zbardhjen e rrobave.

Por soda mund të përmirësojë ndjeshëm edhe lëkurën pasi është një produkt i fuqishëm estetik natyror. Gjithsesi, ka një kapacitet të lartë mjekësor. Soda është me të vërtetë një produkt që mund të trajtojë probleme të ndryshme shëndetësore.

Këto janë disa nga përdorimet e sodës që nuk i dini:

Eliminon djersitje

Përdoreni atë për të krijuar vetë një deodorant natyral që do ta mbajë sqetullën tuaj të freskët për orë të tëra. Përzieni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial me 4 lugë sodë buke. Pastaj, përdoreni këtë përzierje për të shkatërruar bakteret që janë shkaku i aromave të këqija.

Çliron erën e keqe të trupit

Në vaskën e mbushur me ujë, shtoni 200 gr sodë dhe qëndroni për të paktën gjysmë ore. Në këtë mënyrë do të luftoni bakteret dhe acidet në trup. Për të zbutur lëkurën, përsëriteni këtë metodë një ose dy herë në javë.

Zbut lëkurën

Hidhni pak sodë në ujë me sapun dhe masazhoni këmbët dhe duart me të për të pasur një lëkurë të butë si të një fëmije. Më pas, shpërlajeni mirë.

Thonj të shëndetshëm

Aplikoni një përzierje prej 3 masash sodë buke me 1 masë uji tek thonjtë për t’i bërë ato më të shëndetshme. Më pas, shpërlajini.

Pastron aromën e keqe të gojës

Shtoni një lugë çaji sodë tek një gotë me ujë dhe përziejeni derisa të shkrijë. Bëni gargarë me këtë përzierje për të shkatërruar bakteret, për të larguar erën e keqe dhe për të dezinfektuar fytin dhe zgavrën e gojës. Përsëriteni çdo ditë.

Flokë të shëndetshëm dhe të pastër

Shampot komerciale janë të ngarkuar me kimikate të dëmshme të cilat shkatërrojnë ekuilibrin e kokës dhe dobësojnë flokët. Megjithatë, një herë në muaj, përdorni sodë buke për të mbajtur lëkurën e kokës dhe flokët të shëndetshëm.

Zbardh dhëmbët

Pastat zbardhuese gjithmonë kanë përmbajtje të sodës. Nëse e përzieni atë me peroksid hidrogjeni, do të keni një agjent të fuqishëm zbardhues natyral. Përdoreni atë një herë në javë, për të shmangur dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.

Gjithashtu mund të lexoni
Po ngarkohet...