Përfitimet e jashtëzakonshme të dushit me ujë të ftohtë

0 93

Dushi me ujë të ftohtë në vend të atij me ujë të ngrohtë ka shumë përfitime për shëndetin tonë – nga shkrirja e dhjamit të tepërt, përmirësimit të imunitetit, qarkullimit më të mirë të gjakut dhe lëkurë më të pastër e më të shëndetshme.

Më poshtë mund të gjeni disa prej përfitimeve shëndetësore që mund të keni nëse aplikoni dushin me ujë të ftohtë.

  • Dushi me ujë të ftohtë ndihmon pas ushtrimeve.
    Nuk ka asgjë më të mirë për të zvogëluar dhimbjen pas ushtrimeve të lodhshme se sa t’i jepni ca minuta dushit me ujë të akullt, gjë të cilën e aplikojnë atletët rregullisht.
    Nëse mendoni se një gjë e tillë është shumë për ju, thjesht mund të dilni prej dushit shpejtë pas sesionit tuaj të stërvitjes.
  • Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shkrirjen e dhjamit.
    Trupi ynë ka dy lloje të dhjamit: yndyrën me ngjyrë të bardhë dhe atë me ngjyrë kafe. Yndyra me ngjyrë të bardhë është yndyra e keqe e cila krijohet pasi konsumojmë më shumë kalori sesa nevojat e trupit tonë dhe ato kalori grumbullohen kryesisht në zonën e belit, në pjesën e poshtme të shpinës, qafës dhe tek kofshët.
    Yndyra me ngjyrë kafe është përgjegjës për gjenerimin e nxehtësisë për ta mbajtur trupin të ngrohtë. Ajo që nuk e dini është se ky lloj i yndyrës aktivizohet për shkak të ftohtit ekstrem dhe kështu uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive për ta mbajtur trupin të ngrohtë, gjë që rezulton në humbje peshe.
    Sipas studiuesve skandinavë, ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rrit normën metabolike të yndyrës kafe deri në 15-fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të humbni 9 kilogramë në një vit.
  • Dushi me ujë të ftohtë forcon imunitetin dhe përmriëson qarkullimin e gjakut
  • Dushi me ujë të ftohtë forcon sistemin tuaj imunitar, duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut që ju mbrojnë nga viruset, ftohjet dhe sëmundjet e tjera.
  • Gjithashtu, një dush i tillë përmirëson qarkullimin e gjakut, gjë që parandalon hipertensionin.
  • Dushi me ujë të ftohtë ju bën të keni flokë dhe lëkurë më të bukur
  • Uji i ftohtë ka aftësinë për të shtrënguar kutikalet dhe poret tuaja, duke i penguar ato të bllokohen, që do të thotë se kështu mbron lëkurën tuaj nga krijimi i puçrrave të fytyrës.
  • Dushi me ujë të ftohtë është gjithashtu i mirë për flokët tuaj, sepse i bëjnë ato më të buta dhe me shkëlqim.
  • Dushi me ujë të ftohtë rrit disponimin
  • Ju shpesh jeni këshilluar që t’i jepni prioritet dushit me ujë të ftohtë menjëherë pasi të zgjoheni, sepse kjo ndihmon në frymëmarrjen tuaj, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ritmin e pulsit tuaj, duke bërë kështu që edhe trupi juaj të ketë shumë më shumë energji.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...