Përgatiteni lëngun nga ananasi dhe farat çia për humbje në peshë!

Njerëzit, që dëshirojnë të humbin në peshë, nuk kërkojnë vetëm ta përmirësojnë dukjen e tyre, por gjithashtu duan të parandalojnë lloje të ndryshme ë sëmundjeve që pasojnë nga mbipesha. Problemi me dëshirën për të qenë vital na shtyn nganjëherë të përdoren metoda që nuk janë të shëndetshme.

Lajmi i mirë është se tani mund të gjenden mënyra dhe shembuj për të humbur në peshë. Janë shumë suplemente që përmirësojnë metabolizmin, stimulojnë humbjen e yndyrës dhe ofrojnë ndjenjë të ngopjes. Midis gjithë këtyre opsioneve është edhe përzierja natyrale me ananas dhe farat çia.

Përzierja me ananas dhe farat çia është shndërruar në një opsion të shijshëm dhe të shëndetshëm karshi dietave me suplemente, që për qëllim kanë humbjen në peshë. Përbërësit e tyre asistojnë në pastrimin e trupit nga helmet, si dhe reduktojnë indin yndyror.

Vetitë e ananasit për humbje të peshës

Ananasi është fryt tropikal, i pasur me ujë dhe antioksidues, që e shndërrojnë në një opsion të shëndetshëm për humbje në peshë. Njihet si diuretik i fortë që ndihmon në hedhjen jashtë të lëngjeve të mbetura në trup si dhe redukton inflamacionet në trup.

Vetitë e farave çia për humbje të peshës

Farat çia janë suplement dietal që janë shndërruar në metodat më të forta natyrale për humbje në peshë. Posedojnë pesë herë më shumë kalcium sesa qumështi, tre herë më shumë hekur sesa spinaqi dhe më shumë fibra se bollguri.

Receta

Ky lëng është mënyrë e shëndetshme që ta reduktoni dhjamin përreth belit dhe duhet konsideruar si suplemment e jo si shujtë kryesore. Nëse e konsumoni në kafjall, duhet të shoqërohet me ushqimet e tjera të shëndetshme si, drithëra apo perime.

Përbërësit:
  • 2 rriska ananas
  • 2 lugë fara çia (20 g)
  • Lëngun e 2 portokajve
  • 1/2 e gotës ujë (100 ml)
  • Mjaltë
Përgatitja:

Qërojeni ananasin, preni dy pjesë dhe copëtojini. Nxirreni lëngun nga dy portokaj dhe vendoseni në blender me pjesët e ananasit, mjaltin, ujin. dhe farat çia. Përzieni derisa të fitoni një përzierje.

E shërbeni menjëherë. E konsumoni para kafjallit, ose atëherë kur ta ndjeni uri.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Kafjalli që parandalon sëmundjet e zorrës së trashë, shkrin dhe kilogramët e tepërt!

Shërojeni inflamacionin e fytit për vetëm katër orë!