Pijet dietale trefishojnë rrezikun për goditje në tru dhe demencë!

0 26

Të rriturit që së paku kanë konsumuar një pije dietale në ditë janë më të rrezikuar për tre herë më shumë nga pika në tru dhe demenca, tregojnë studimet e fundit.

Shkencëtarët pohojnë se pijet dietale nuk duhet cilësuar më si alternativë e shëndetshme.

Në studimin e shkencëtarëve kishin marrë pjesë rreth 4,400 persona të rritur dhe sugjerojnë se pijet dietale janë më të rrezikshme për të shkaktuar goditje në tru dhe demencë, sesa pijet që janë përplot me sheqer.

Ekipi i shkencëtarëve nga Bostoni beson se ëmbëltuesit artificialë ndoshta ndikojnë në enët e gjakut, duke nxitur goditje në tru dhe demencën.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...