Piperi i egër i rregullon hormonet!

Edhe pse posedon veti të larta shëruese, piperi i zi (lat. Vitex agnus castus) nëpër botë rritet si bimë zbukuruese. Shkaku i ndikimit në hormone, e quajnë edhe “druri i dëlirësisë”. Ndikon në libidon e pjesëtarëve të të dyja gjinive. Piperi i zi rregullon nivelin e progjesteronit, që është i rëndësishëm për shërimin e jopjellorisë te femrat. Ndikon edhe në hormonet që sekretojnë qumështin gjatë gjidhënies.

Tash e 2.500 vite përdoret për rregullimin e çrregullimeve menstruale, e këtë e kanë dëshmuar edhe hulumtimet shkencore. Në suaza të shërimit përdoret fryti i bimës, i cili ndikon në punën e hormoneve te femrat. Për problemet menstruale është më i efektshëm gjatë dy javëve të fundit të ciklit, kur në mënyrë pozitive ndikon në prodhimin dhe kontrollin e hormoneve.

Largon edhe dhimbjet tjera menstruale si ato menstruacione që nuk janë të rregullta dhe janë me dhimbje, dhimbjet në gjoks, qasjen e ndryshuar të disponimit, gjakderdhje ekstreme të mitrës, por edhe çekuilibrin emocional në menopauzë. Sidomos është efikas edhe te ngërçet, dhimbjet e kokës dhe aknet gjatë ciklit menstrual.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Mënyra më e shpejtë për ta eliminuar celulitin!

Më fol për shëndetin oral të të tregoj sa i mirë je në shtrat! Lidhja që ekziston midis problemeve të dhëmbëve me shëndetin riprodhues të mashkullit!