Pse ju mungon dëshira për seks: 4 arsyet kryesore!

Depresioni dhe konsumi i barërave antidepresive mund të ndikojë në humbjen e epshit…

Pothuajse 11% e femrave mes moshes 18 dhe 44 vjeçe ballafaqohen me probleme seksuale. Rezultati është padyshim shumë shqetësues.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë është libidoja normale, thekson terapisti i famshëm amerikan për marrëdhënie seksuale, Dr. Nan Wise.

Edhe ekspertë tjerë pajtohen me këtë pikëpamje. Por, këta janë të mendimit se a mund të ofrojnë zgjidhjen me ndihmën e barërave.

no_libido

Prodhuesit e medikamenteve dhe barërave pohojnë se ilaçet trajtojnë mosfunksionimin seksual të femrave, që nënkupton mungesën apo uljen e interesit të aktivitetit seksual, fantazitë, kënaqësinë apo eksitimin.

Arsyet mund të jenë të shumta për uljen e epshit tuaj, lexoni në vijim:

  1. Pilulat kontraceptive
    Epshi seksual pjesërisht kontrollohet nga hormonet, të tillë si testosteroni. Ka disa pilula që reduktojnë sekretimin e testosteronit, e cila çon në dobësimin e dëshirës seksuale. Sipas një studimi, 25% e të intervistuarve kanë theksuar se kanë humbur interesin seksual gjatë kohës kur ishin nën ndikimin e pilulave.
    Ndryshimi i metodave contraceptive, ndoshta edhe pajisje intrauterine, spirale apo pilula me përbërje të ndryshme, si fillim mund të jenë zgjidhja më e thjeshtë.
  2. Disponimi
    Depresioni si dhe marrja e barërave antidepresive mund të kenë pasoja fatale në epshin tuaj. Seksi zhduket nga lista e prioriteteve të trupit, kur ai e gjen veten në situatë shumë të vështirë me të cilën duhet përballuar, psh. si ndonjë sëmundje në të cilën niveli juaj i energjisë bie dukshëm. Kjo mund të shpjegojë problemet me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin.
    Nuk keni nevojë të jeni në depresion të thellë që t’ju humbet dëshira seksuale. Faktori kryesor mund të jetë stresi i përditshëm. Për më tepër, studimi i ri tregon se çrregullimet e rrahjes së zemrës si dhe pulsi i ngadalshëm – të cilat lidhen me nivelet e larta të stresit, ndikojnë padyshim në mosfunksionimin seksual. Kortizoli dhe adrenalina, të cilat tajohen kur jemi në gjendje stresive, ndryshojnë funskionimin normal dhe frenojnë sistemin tonë seksual.
    Recetë: Ushtroni. Aktiviteti fizik sinjalizon trupin tuaj për shpëtim nga stresi. Gjumi gjithashtu mund të ndihmojë. Jepini vetes orë shtesë pushimi dhe do jeni shumë më të relaksuara.
  3. Gjendja shpirtërore
    Disa femra kanë epsh të gjallë, e cila në krahasim me dëshirën e partnerit apo pritjet e tyre personale, duket i pamjaftueshëm. Shumë femra kanë një pasqyrë të qartë rreth asaj se sa shpesh duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Nervozizmi është e kundërta e eksitimit, kështuqë duhet të kultivoni sa më shumë dashuri ndaj vetes dhe vetëbesim që të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore si dhe oreksin për seks. Treguesi më i mirë i mirëqënies seksuale, në përgjithësi është mirëqënia e mendjes dhe trupit.
  4. Statusi i lidhjes suaj
    Një nga përparësitë e lidhjeve afatgjata është edhe seksi aktiv çdo natë, apo jo? Por, ka diçka këtu: ku ju jeni në një lidhje të gjatë, ndoshta nuk e dëshironi më seksin çdo natë. Në fillim të lidhjes, truri sekreton kimikate për kënaqësi dhe epshi është në kulmin e tij. Me kalimin e kohës, e ndjeni se dëshira ju humbet dalëngadalë, por përpiquni të shihni këtë situatë në një këndvështrim tjetër. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se marrëdhënia juaj është e keqe. Bëhet fjalë për shkencë, ju nuk jeni aspak bashkëfajtorë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

“Qumështi i artë” – pija që do t’ju ndryshojë jetën

Sipas recetës së gjyshes: kuleçë të vegjël, të butë dhe shumë të shijshëm!