Pse kjo fotografi e qumështit të gjirit i ka lënë nënat të shokuara…

0 132

Fotografia e një nëne me qumështin e saj të gjirit ka shokuar të gjithë përdoruesit e internetit dhe jo vetëm nënat.

Mallory Smothers kishte vërejtur një ndryshim nga qesja e saj me qumësht gjiri që e kishte lënë të premten në mëngjes për dallim me atë që e kishte lënë gjatë natës të enjten.

Ky është një fakt magjik që ajo e ka zbuluar rreth qumështit të gjirit.

Në profilin e saj në Facebook ajo kishte treguar se si ajo i kishte dhënë bebes së saj të pinte qumësht çdo dy orë gjatë natës. Ajo nuk e kishte kuptuar këtë fenomen deri në mëngjesin e të premtes kur kishte parë se vajza e saj ishte irrituar dhe po teshtinte shumë, për çfarë ia kishte lënë fajin të ftohtit.

Kur bebeja ushqehet me gji, krijohet një vakum në thithkën e nënës në të cilin hyn pështyma e bebes. Nëse receptorët e nënës identifikojnë patogjene në pështymën e bebes, trupi i nënës e ndryshon kompozimin imunologjik të qumshtit të gjirit dhe prodhon antibiotikë për ta mbrojtur.

Për këtë arsye, qumshti i ditës së nesërme dukej me ngjyrë më të errët, pasiqë trupi e mbushë me leukocite dhe anti-trupa që ta mbrojnë të posalindurin nga sëmundjet.

A nuk është e mrekullueshme?
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...