Pse nuk po preferohen marrëdhëniet intime nga mjekët kur jeni me grip?

0 205

Jemi në periudhën ku gripat shpërndahen tek të tjerët në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mundohemi që të gjejmë masa parandaluese për shpërndarjen e tij.

Për ju që jeni në një marrëdhënie, dihet që aktiviteti intim është një domosdoshmëri për shkaqe shëndetësore, poashtu edhe për mbajtjen e lidhjes. Por nëse njëri prej jush është me grip, mjekët nuk e sugjerojnë këtë praktikë.

Gripi mund të merrët përmes sistemeve respirative. Frymëmarrja, tështima, puthjet, mund t’ju ngjisin gripin.

Mjekët këshillojnë të qëndroni të paktën 6 hapa larg një personi me grip në mënyrë që të shmangni ngjitjen. Nëse bëni seks, duhet të rrini mjaftueshëm afër me partnerin dhe kjo do t’ju rrezikonte.

As për personin i cili është me grip nuk rekomandohet të bëjë seks. Të paktën një javë bëni mirë që të rrini sa më ngrohtë dhe sa më të pastër. Lëreni seksin për më vonë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...