DREQI E MARRTËDREQI E MARRTË

Receta e shijshme e lulelakrës së pjekur në furrë që nuk e keni provuar kurrë më parë!

Ju ndoshta e keni gatuar lulelakrën duke e prerë në copa të vogla, por a keni provuar ndonjëherë ta gatuani të gjithën ashtu siç është?

Nëse jo, atëherë kjo recetë është e përkryer për ju.

Mësoni sesi ta gatuani lulelakrën e pjekur në furrë:

Përbërësit:
  • 1 lulelakër
  • 1 lugë gjelle me vaj
  • 1/2 filxhan me kos
  • 1 limon
  • 1 lugë me fara kumini
  • 1 lugë çaji me piper të zi
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 4 thelpi hudhra të shtypura
Udhëzime:

Ngroheni furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj.
Lajeni mirë lulelakrën dhe vendoseni brenda në tavë.

Në një enë kombinoni kosin, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin dhe farat e kuminit. Trazojini mirë.
Tani ia shtoni sipër lulelakrës. E fusni në furrë të piqet për 30-40 minuta, derisa kreu i saj të jetë pjekur lehtë.

Lëreni të ftohet për 10-15 minuta dhe më pas e shërbeni menjëherë.

Shijojeni!

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ky është përbërësi që trajton dhimbjen therëse të shpinës brenda pak minutash!

Sallata më e mirë e mbrëmjes që rregullon kolesterolin dhe ul presionin e lartë të gjakut!