Receta më e shijshme e patateve në furrë që keni provuar ndonjëherë!

Nuk ekziston një recetë e vetme e patateve në furrë. Gjithkush ka preferencat e tij, por për atë që do të godasë që herën e parë apo do t’i japë fund argumentit, ja receta bazë.

Patatet ideale për në furrë janë ato me brumë të verdhë ose të kuqe. Sapo t’i qëroni, duhet t’i prisni në pjesë pak a shumë të barabarta për të marrë një pjekje uniforme.

Si t’i gatuajmë

Disa i gatuajnë direkt në furrë, ndërsa sipas disa shkollave të kuzhinës, patatet duhet të zihen për pak minuta 2-3 minuta maksimumi dhe të thahen direkt me letër kuzhine për të eleminuar ujin.

Me zierjen nënkuptohet zhytja e patateve në ujë të ftohtë fillimisht dhe më pas vënia në zjarr derisa të nisë vlimi.

Sapo të vihen në tavë, patatet mbushen me vaj, kripë, piper, një thelpi hudhër të paqëruar dhe rozmarinë. Më pas vihen në furrë në 200° për 30 minuta, i ktheni mbrapsht dhe piqini dhe për 20 minuta të tjerë. Hudhrën e heqim në gjysmë të gatimit.

Sekreti i patateve krokante:

Ka një sekret të vetëm: eleminojeni amidonin. Patatet, siç e dini, futen shpesh në receta si “thithës” pasi kanë shumë amidon. Patatet e vjetra janë ideale për njoki dhe pure pasi kanë shumë amidon. Patatet me shumë amidon nuk duhen futur asnjëherë në furrë.

Zierja dhe tharja e patateve pas kullimit mund të ndihmojë në heqjen e amidonit çka ndihmon në bërjen e tyre më krokante, ose lajini mirë 2 herë në ujë të ftohtë dhe thajini.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Zgjidheni njëherë e mirë problemin e kapsllëkut!

Konsumimi i këtyre pijeve e rritë rrezikun për fëmijët për t’u diagnostikuar me astma!