Receta më e shijshme për supën me kos!

Ndoshta keni provuar ta përgatisni shpesh supën me kos. Kjo është receta e vetme që vjen nga arkiva e gjysheve, prej të cilët duhet të mësojmë të gjitha.

Përbërësit:
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 2 filxhanë kos
  • 1 qepë të vogël
  • 3 fletë nenexhiku (mente)
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • Kripë
  • Piper të zi
Përgatitja:

Merrni 1 filxhan çaji me oriz dhe hidheni në tenxhere. Mbulojeni me ujë të ftohtë, deri në sipërfaqen e orizit. Lëreni të ziejë sa të pijë ujin. Në një tas hidhni 2 gota me kos dhe rrihini bashkë me pak ujë. Hidheni tek orizi i zierë, sa të marrë një valë dhe hiqeni nga zjarri.

Në një tigan skuqni një qepë të vogël, sa të marrë ngjyrën karakteristike. Hidhni një lugë salcë domate, pak ujë të ngrohtë, gjethet e nenexhikut, kripë, piper të zi, lëreni të marrë pak valë dhe hidheni tek supa. Lëreni sa të valojë pak.

Sipas dëshirës, hidhni edhe lëng limoni.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Antibiotiku natyral: Zhduk të gjitha infeksionet e traktit urinar dhe të veshkave, këmbët më nuk ënjten!

Vetitë shëruese të gjethes së fikut!