Receta origjinale për havlla!

Ky është një gatim turk, por shumë i përdorur në zona të ndryshme të vendit tonë. Receta tipike për hallva, ëmbëlsirën e përhapur në të gjithë Shqipërinë, bëhet me miellin e grurit. Por disa zona të tjera e gatuajnë me miell misri, ose me miell gruri dhe misri bashkë. Ja receta e thjeshtë për ta përgatitur atë!

Përbërësit:
  • 125 gr gjalpë,
  • 1/2 gotë qumësht,
  • 1 gotë sheqer,
  • 1 gotë arra,
  • 1 gotë miell.
Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin në tigan dhe hedhim miellin. E skuqim këtë të fundit derisa të zverdhet.
Pasi të jetë skuqur mielli, hedhim qumështin e ngrohtë me ngadalë, që të mos bëhet me kokrra. Më pas hedhim sheqerin duke e trazuar.

Në këto momente hallva është gati. E bëjmë me forma sipas dëshirës dhe i vendosim sipër arrat. Ju mund t’i hidhni arrat edhe brenda, kjo varet nga dëshira juaj.

Ju bëftë mirë!

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Mos i lini pas dore dhëmbët e prishur, mund të bëhen shkak për shfaqjen e këtyre 4 sëmundjeve!

E quajnë maska e artë sepse eliminon rrudhat, të skuqurat dhe aknet…