Receta me panxhar të fermentuar që ndalon zhvillimin e tumoreve malinje

Panxhari i fermentuar është një recetë tradicionale ruse shumë e dobishme për shëndetin. Përmban përbërës që aktivizojnë funksionin e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve.

Pirja e lëngut të fermentuar të panxharit ndalon zhvillimin e tumoreve malinje, pastron mëlçinë dhe gjithë organizmin nga toksinat e dëmshme, eliminon kapsllëkun dhe probleme të tjera me zorrët. Mjekësia tradicionale ruse e konsideron këtë si ilaçin më të mirë natyror për hipertension, sepse normalizon presionin e gjakut (e ul atë) për një periudhë më të gjatë kohe, dhe është gjithashtu i dobishëm për arteriosklerozën.

Është shumë e mirë edhe pas kimioterapisë agresive. Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Kiev dhe Lugansk, sepse ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për gjithë organizmin.

Nuk rekomandohet për ata që kanë probleme të veshkave, probleme me traktin gastrointestinal në fazën akute. Në këto raste, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun. Duhet të jeni të kujdesshëm në qoftë se keni tension të ulët.

Përbërësit:
  • 1 kavanoz qelqi 3 litra (ose një enë prej balte, është edhe më mirë)
  • 700 g panxhar i qëruar
  • 2 lugë miell ose 2 copa bukë të zezë, ose thekre
  • 200 g sheqer kaf (ose mjaltë)
  • 100 g rrush të thatë
Përgatitja:

Qërojeni panxharin, prejeni në kuba të vegjël ose feta të holla, vendoseni në një kavanoz të pastër, ose enë prej balte. Shtoni rrushin e thatë, 2 lugë miell ose bukën dhe 200 g sheqer. Mbusheni kavanozin me ujë të zier më parë dhe të ftohur, dhe përzieni të gjitha së bashku.

Mbylleni kavanozin prej qelqi me mbulesë plastike ose vendosni edhe një garzë të palosur më dysh sipër dhe lëreni atë në një vend të ngrohtë për 6-7 ditë. Sigurohuni që ta përzieni dy herë në ditë dhe të hiqni shkumën kur është e nevojshme. Pas 7 ditësh, kullojeni përzierjen me një napë të hollë dhe ja ku e keni.
Mbajeni lëngun dhe hidheni pjesën tjetër.

Si ta përdorni:

Duhet të pini 3 lugë 3 herë në ditë, para ushqimit. Pastaj, duhet të bëni një pushim prej 3 muajsh dhe ta përsërisni të njëjtin trajtim. Pas një viti, mëlçia juaj do të pastrohet plotësisht.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Si të kontrolloni gjendrën tiroide vetëm me një termometër…

Cilat janë rreziqet e mospastrimit të gjuhës?