Receta për lëngun që “gjunjëzon” të gjitha sëmundjet sezonale!

0 120

Të gjitha nevojat ditore për vitamina dhe minerale dhe substancat e tjera mund t’i konsumoni nga një gotë e vetme, e cila forcon sistemin imun dhe mbron nga sëmundjet sezonale.

Përbërësit:
  • 1 mollë,
  • 1 dardhë,
  • 1 trangull i freskët,
  • 1 copë xhenxhefil,
  • 1 grusht me gjethe spinaqi të freskët,
  • ½ selino,
  • ½ e karotës,
  • 1 grusht lakër jeshile,
  • ½ e panxharit,
  • 1 rriskë ananas,
  • 1 pjesë brokol,
  • 1 kungulleshkë,
  • 1 copë rrikë,
  • 1 grusht kopër,
  • 1 rriskë spec të kuq,
  • 1 rriskë spec të verdhë.
Përgatitja:

Pemët dhe perimet i lani mirë, i pastroni dhe i përzieni në blender dhe ia shtoni pak akull dhe ujë nëse ka nevojë.

Përse ta konsumoni këtë përzierje?

Aty gjenden vitaminat A, B, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Përmban beta karotinë, kalcium, hekur, magnez, mangan, zink, selen, natrium, fosfor, kalium, squfur, bakër, krom dhe bakër.

Kujt u sugjerohet?

Personave që shërohen prej gripit sezonal, ftohja dhe virroza, atyre që e kanë tepruar me alkool apo me pije të ëmbla, dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i dërgojnë në organizëm substancat e nevojshme ushqyese.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...