Rënia e flokëve, djersitja dhe lodhja ndërlidhen me mungesën e vitaminës D!

Vitamina D kryesisht fitohet përmes ushqimeve të caktuara, suplementeve dhe ekspozimit adekuat në diell.

Ndonëse hulumtimet e shumta e kanë ndërlidhur ekspozimin në diell me kancerin e lëkurës, shumë nga ne kujdesemi për lëkurën duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.

Problemi është se kështu trupi jonë përfundon me mungesë esenciale të vitaminës D, dhe kjo mungesë ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra.

Amy Morris nga ‘Water for Health’ tregon për simptomat të cilat na shfaqen kur kemi mungesë të kësaj vitamine.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve shpeshherë i atribuohet stresit, sipas Amyt, e që shpeshherë është shkaktari kryesor. Por kur rënia e flokëve është e shpeshtë, rekomandohet të kontrolloheni se mos kjo po ndodhë për shkak të mungesës së nutrientëve.

Vitamina D është ndër nutrientët më të rëndësishëm që kërkohet për funksionin e trupit.

Sipas ekspertes, mungesa e kësaj vitamine nuk përjashtohet si mundësi për rënien e flokëve.

Lodhja e pashpjegueshme

Lodhja shpeshherë ka shumë shkaktarë, por vitamina D është ndër më kryesorët.

Individët e diagnostikuar me mungesë të vitaminës D deklarojnë se kanë pak energji dhe lodhje të muskujve, ndërsa konsumimi afatgjatë i vitaminës D është dëshmuar se i përmirëson këto simptoma.

Djersitja e tepërt

Djersitja kronike, në veçanti në ballë, është indikator i njohur se trupi juaj ka mungesë të vitaminës D.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ushqimi më i mirë për tru dhe trup, me të cilin do të humbni peshë!

2 simptoma të rëndësishme të kancerit të vezoreve që nuk duhet të injorohen!