Rrepka, bombë e vërtetë prej vitaminave!

Konsiderohet se rrepka (lat. Raphanus sativus) prejardhjen e ka nga Azia, dhe vjen nga lloji i egër i bimës “Raphanus raphanistrum”. Kjo perime pranverore shumë e popullarizuar ka pak kalori, por është me plot shije.

Vlera energjike e saj është e vogël – në 100 gr përmban 16 kcal/67 kJ , karbohidrate 3,40 për qind, e sasia e proteinave dhe yndyrave është e papërfillshme. Janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina C, duke plotësuar rreth 31,25 për qind të nevojave ditore, e minerale dhe vitamina tjera ka me bollëk.

Pigmenti antocianinë, që ia dhuron ngjyrën, forcon efektin e saj antioksidues, që ndërlidhet me pakësimin e sëmundjeve të zemrës, disa formave të kancerit dhe degjenerim makular.

Rrepka në ushqim përdoret si aperitiv, shkaku i aromës dhe shijes. Lehtëson tretjen, e lëngu i freskët i saj është ilaç i vjetër tradicional që ndihmon në sekretimin e vrerit dhe shëron infeksionet e tëmthit.

Sugjerohet ta konsumoni kundër bronkitisit, ftohjes, gripit dhe kollës. Poashtu zbut dhimbjet e kokës.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

7 dhimbje të frikshme të gjoksit që po i ngatërroni me atakun në zemër!

Shurupi kundër kollës!