Sa janë të dëmshëm qirinjtë me aromë dhe freskueset e ajrit

Sezoni i pushimeve është koha më e përshtatshme për ndezjen e qirinjve me aroma të ndryshme, mirëpo rezultatet e një studimi treguan se duhet të jemi të kujdesshëm me aromat e tilla.

Frika qëndron në kimikatet që mund të ndodhen në aromën apo në dyllin, ekspozimi i tepërt në atom und të dërgojë deri tek zhvillimi i astmës, dëmtimeve të mushkërinjve, dhe në raste ekstreme edhe kancer. Studjuesit pohuan se qirinjtë mund të shkaktojnë edhe ndotje të ajrit në dhomë, ndërsa qirinjtë me aromë prodhojnë më shumë blozë.

Një studim tjetër i vitit 2009 nga Universiteti i Karolinës Jugore ka vënë alarmin për kimikatet që emitohen në ajër nga djegia e qirinjve pasiqë parafina që digjet mund të prodhojë kimikate të padëshirueshme sikurse alkanët,alkenet, toluenët, që kanë efekt të dëmshëm tek njeriu.

Për një person që përdor vazhdimisht qirinjë, këto kimikate mund të shkaktojnë kancer, alergji si dhe astmë. Disa studiues janë duke u brengosur edhe për përdorimin e freskuesve të ajrit dhe dëmin që mund ta shkaktojnë pasiqë ky prodhim përmban sasi të mjaftueshme të formaldehidit. Më shumë gjasa për të pasur dëm nga freskueset e ajrit ka nëse nënat shtatëzëne ekspozohen shumë ndaj tyre, duke lënë pasoja tek foshnja ende e palindur.

Prapseprap, shumë kërkime duhet bërë pasiqë dëshmitë e deritanishme janë të pamjaftueshme për skeptikët që janë mësuar në përdorimin e përditshëm të ktyre agjentëve.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

FOTO: 9 fotografitë më të rralla në histori

Ja pse duhet të hani kërpudha