Shenjat dhe simptomat e ulcerës së lukthit, të cilat nuk duhet t’i injoroni!

Ulcera e lukthit paraqitet te një nga 10 persona të rritur. Ulcera në fjalë, që quhet edhe ulcera peptike, mund të paraqitet edhe në zorrë të hollë dhe ezofag.

Ja simptomat e kësaj sëmundjeje, të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbje barku

Me t’u paraqitur ulcera në lukth, njëra ndër simptomat më të hershme është dhembja e barkut. Dhembja mund të ndihet duke filluar nga ashti i gjoksit, deri te kërthiza. Dhembja përshkruhet si djegëse, apo shpuese. Varësisht nga gjendja, dhembja mund të zgjasë nga disa minuta, deri në disa orë. Dhembja përkeqësohet gjatë natës, apo në bark të thatë dhe largohet me marrjen e ushqimit, apo të ndonjë ilaçi antacid.

Urthi

Urthi (ndjenja e djegësimit në gjoks) paraqitet kur thartira e lukthit kthehet lart, në ezofag, por ai mund të jetë i shoqëruar edhe me ulcerë të lukthit. Nëse ndjenja e urthit largohet me të pirë sasi të konsiderueshme të ujit, apo të ilaçeve antacide, atëherë ai nuk paraqet shkak për shqetësim. Por, nëse urthi ju paraqitet pa marrë parasysh çka hani, atëherë mund të bëhet fjalë për ulcerë të lukthit.

Probleme me tretjen

Përpos dhembjes së barkut, një ulcerë e lukthit mund të shkaktojë edhe probleme me tretje, apo dispepsi. Simptoma e dispepsisë mund të luhatet sa i përket intensitetit dhe frekuencës.

Mungesa e apetitit

Njerëzit që vuajnë nga ulcera në lukth vërejnë një humbje të menjëhershme të apetitit të tyre. Kjo mund të jetë pasojë e paraqitjes së dhembjes së papritur, apo të madhe të barkut. Zvogëlimi i dukshëm i apetitit mund t’ju bëjë që të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Fryrja

Fryrja është një simptomë tjetër fillestare e ulcerës së lukthit. Fryrja e shoqëruar me dhembje të barkut, me ënjtje të barkut dhe me ndjenjë të plotësisë, mund të jetë një formë tjetër e ulcerës së lukthit.

Nauzea, ndjenja e mundimit

Kur ju duket se do të villni, mund të jetë një shenjë tjetër e ulcerës peptike. Ajo mund të zgjasë, apo të jetë e shkurtër. Çdo interferencë me tretjen normale dhe me procesin e ekskretimit mund të shkaktojë episode të nauzesë, e disa herë edhe të vjelljes. Nëse keni një ndjenjë të zgjatur të nauzesë, shkoni te mjeku.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Supë shëruese nga hithrat: Ushqim i obligueshëm i kësaj pranvere, do të jeni të shëndetshëm!

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i thoni në një intervistë pune