Shenjat që tregojnë se trupi juaj “po bërtet” për ndihmë!

Trupi ynë është një mekanizëm ku shumë gjëra ndodhin në të njëjtën kohë dhe shpeshherë na jep shenja se i nevojitet ndihmë e cila, nëse shpërfillet mund të çojë në çështje serioze shëndetësore.

Po pyesni veten se cilat janë shenjat e para të cilave duhet t’i kushtoni rëndësi? Lexoni më poshtë:

Pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbje apo ngërçi në këmbë

Nëse i keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe kalium. Për të rifituar këta elementë jetësor, shtoni domatet, portokallin, bananet dhe spinaqin në dietën tuaj të përditshme.

Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë mund të nënkuptojë mungesë të vitaminës E. Prandaj, ju duhet të hani më shumë perime, arra, peshk dhe të konsumoni vaj ulliri.

Konsumoni të ëmbla

Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të konsumuar diçka të ëmbël, kjo mund të shkaktohet nga stresi, depresioni ose lodhja. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë.

Për të shmangur shtimin në peshë, më mirë konsumoni një çokollatë të errët ose mjaltë.

Dëshira për të ngrënë akull

Nëse e gjeni veten duke konsumuar akull, atëherë mund të keni anemi – mangësi hekuri.
Burimet më të mira të hekurit janë mishi i viçit, vezët etj.

Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve

Gjakderdhja e papritur ose e vazhdueshme e mishrave të dhëmbëve kur i pastroni ato është një shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C.
Përfshini këto produkte në ushqimet tuaja: frutat, spinaq, specat e gjelbër dhe të kuq, domate, lakra, lulelakër dhe brokoli.

Thonjtë dhe flokët e brishtë

Trupi juaj është duke “ju thënë” se nuk ka vitaminë B. Pini më shumë qumësht!

Unazë rreth irisit të syrit

Unaza (mbështjellje të syrit) të tilla mund të shfaqen tek personat mbi 50 vjeç dhe kjo gjë është mëse normale.
Nëse shfaqet tek një person më i ri, atëherë kjo është një shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Ju duhet të konsultoheni patjetër me një mjek.

Këmba greke

Një këmbë greke është këmba me gishtin e dytë më të gjatë se gishti i madh apo të tjerët. Kjo mund të jetë shkak i thyerjes dhe/ose shqetësimit në shputën e këmbës, në fund të gishtit të dytë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Shenjat që tregojnë se keni infeksion dhëmbësh dhe si ta trajtoni atë pa shkuar tek dentisti!

9 muaj si spektator, pastaj duam titull “baba”…