Sheqeri i tepërt mund t’ju vrasë! Tregohuni të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave!

Pse diçka që na shijon kaq shumë të jetë e keqe për ne? Si mund ta kuptoni që po konsumoni shumë sheqer? Më poshtë janë 8 shenja që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer dhe duhet të bëni diçka për të ulur sasinë e konsumuar…

1. Vazhdimisht keni dëshirë për gjëra të ëmbla

Sa më shumë sheqer të konsumoni, aq më tepër do ta dëshironi. Sipas Brooke Alpert, M.S., R.D., autor i The Sugar Detox: Lose Weight, Feel Great and Look Years Younger (Detoksi i sheqerit, ndjehuni mirë dhe dukuni më të rinj), ky është një rreth vicioz varësie. Sheqeri sipas tij vepron njëlloj si një drogë.

Duke konsmuar shumë sheqer në dietën tuaj, ju shkaktoni përgjigje hormonale në trup, që është si një valë që iu çon lart dhe iu përplas poshtë dhe bën që trupi të kërkojë më tepër sheqer.

2. Ndiheni i amullt gjatë gjithë ditës

Pasi sheqeri shkakton një rritje maksimale fillestare të insulinës dhe ndjesinë e të ndjerit mirë dhe energjik, shkakton një rënie të paevitueshme.

Energjia është më e qëndrueshme kur sheqeri në gjak është stabil, kështu që kur konsumoni shumë sheqer, ngritjet dhe uljet e sheqerit në gjak çojnë në ngritje dhe ulje të energjisë,- thotë Alpert.

Të konsumoni shumë sheqer gjithashtu do të thotë se nuk po konsumoni mjaftueshëm protein dhe fibra, të dy ushqyes të rëndësishëm për energji të vazhdueshme.

3. Lëkura juaj ka probleme

Disa njerëz janë të ndjeshëm kur arrijnë kulmin e insulinës nga marrja e sheqerit, gjë e cila mund të dërgojë një ujëvarë hormonale, që mund të çojë në shpërthim të akneve ose në skuqje të lëkurës, thotë Rebecca Katsin, MD, nga Washington Institute of Dermatologic Laser Surgery dhe departmenti i dermatologjisë në Johns Hopkins.

Kur konsumoni tepër sheqer, këtë pra, mund ta tregojë edhe fytyra juaj. Nëse lëkura juaj ka probleme, Kazin rekomandon të rishikoni sasinë e sheqerit në dietën tuaj ose mbase mund të trajtoni lëkurën për të tjera probleme, pa shkuar në bazë të asaj që po ndodh në të vërtetë.

4. Keni luhatje humori më tepër se zakonisht

Rënia e sheqerit në gjak që ndodh pas konsumimit të tij dhe pasi insulina arrin pikun mund të shkaktojë luhatje të humorit dhe t’iu lerë të zemëruar. Për të mos përmenduar që diçka e tillë mund të çojë edhe në një qëndrim të keq ndaj gjërave dhe situatave.

5. Po shtoni peshë

Sheqeri i shtuar shton kalori dhe pasi nuk përmban proteina ose fibra nuk iu ngop (kështu që vetëm vazhdoni ta konsumoni). Ai gjithashtu shkakton lirimin e insulinës, një hormon që luan rol të madh në shtimin në peshë.

Kur konsumojmë sheqer, pankreasi liron insulinën, e cila mbart sheqer drejt organeve tona, kështu që mund të përdoret për energji. Kur furnizoheni mirë me sheqer, trupit tuaj i thuhet që të prodhojë më shumë insulinë me kalimin e kohës. Ky prodhim i tepërt mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

Rezistencë ndaj insulinës do të thotë që trupi ynë nuk mund të përgjigjet si duhet në sasi normale të insulinës dhe për këtë arsye nuk mund ta përdorni sheqerin në mënyrën e duhur. Shtimi fillestar në peshë bën që nga thjesht marrja e shumë kalorive nga sheqeri, të mos keni përgjigje normale ndaj insulinës (ka një lidhje midis rezistencës ndaj insulinës dhe obezitetit).

Për më tepër, kur pankreasi punon deri në lodhje për një kohë të gjatë, mund të zhvilloni diabet.

6. Keni prishje të dhëmbëve

Kur bakteret grimcojnë ushqimin, ndërmjet dhëmbëve prodhohet acid, i cili shkakton prishjen e dhëmbëve. Pështyma jonë mban ekuilibër të shëndetshëm të baktereve, por të konsumoni sheqer mund të ndikojnë në pH dhe të mos pranojë ekosistemin natyror. Kjo i jep baktereve shans që të lulëzojnë dhe të shumëfishohen, duke çuar në dëmtim të dhëmbëve.

7. Truri juaj ka tendencë të mjegullohet, sidomos pas një vakti ushqimor

Mjegulla në trurin tuaj është simptomë e zakonshme e sheqerit të ulët në gjak. Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit tuaj në gjak rriten shpejt dhe bien menjëherë në vend që të bien gradualisht.

Kontrolli i sheqerit të ulët në gjak është një rrezik i madh për problemet dhe dëmtimet konjitive,- thotë Alpert.

8. Asgjë nuk shijon aq ëmbël sa e doni

Të konsumoni shumë sheqer në thelb bombardon shijet tuaja. Ju do të doni gjithmë e më shumë sheqer për të kënaqur dëshirën tuaj për ushqime të ëmbla. Do të kërkoni gjithnjë e më shumë sheqer për të ndjerë se diçka është e ëmbël mjaftueshëm.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ky është trendi më i fundit për detoks të trupit dhe eliminim të celulitit!

Mënyra për parandalim të urthit dhe fryrjes së barkut!