Shurupi kundër kollës!

Kolla është e shpeshtë në këtë pjesë të vitit, por ekziston një ilaç që është natyral dhe efikas. Shurupin kundër kollës mund ta bëni sipas një recete të vjetër, e krejt çfarë ju duhet janë fiqtë e tharë dhe sheqeri.

Përbërësit:
  • një pjatë me fiq
  • një pjatë me sheqer
  • një deri në dy pjatë me ujë
Procedura:

Fiqtë e tharë së bashku me sheqerin i qitni në një tenxhere dhe ua shtoni ujin, por vetëm sa për t’i mbuluar të gjithë përbërësit. Përzierjen e zieni deri kur të shkrihet krejtësisht sheqeri, dhe kur përzierja të bëhet një masë e dendur e ngjashme me shurupin. I nxirrni fiqtë, ndërsa shurupin e qitni në një shishe.

E pini me gllënjka të vogla gjatë tërë ditës dhe problemi juaj me kollën do të zhduket gradualisht. Dhe fiqtë mund t’i përdorni edhe kundër dhimbjeve në gjoks dhe mund t’i konsumoni derisa janë ende të lagët.

Për të gjithë ata që nuk guxojnë që të konsumojnë sheqer ekziston një recetë edhe më e thjeshtë. E vloni një litër ujë dhe në të i qitni gjashtë fiq të tharë. I zieni për katër minuta dhe i nxirrni nga uji. Pija e fituar është gjithashtu shumë e shëndetshme pasi që është e pasur me hekur, kalium dhe me një materie antibiotike që krijohet gjatë tharjes, ndërsa lirohet gjatë zierjes. Lëreni që të ftohet dhe e pini gjithashtu në gllënjka të vogla gjatë tërë ditës.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Rrepka, bombë e vërtetë prej vitaminave!

Gjermani që ka fituar çmimin ‘Nobel’, shokon botën rreth kancerit!